Posted on Leave a comment

Këtë Shën Valentin vishu nga gardëroba kapsulë

Nuk kisha planifikuar të shkruaja për veshjet e Shën Valentinit këtë vit. Jemi bërë paksa të parashikueshëm në zgjedhjet që bëjmë, qoftë në veshjet e festive (zakonisht zgjedhim një fustan me xixa), po ashtu dhe në eventet me tematikë si ky i sotmi. Nuk ka një kod të shkruar për mbrëmjen me të dashurin apo bashkëshortin tuaj.  Ama kjo nuk do të thotë të visheni e të kuqe nga koka tek këmbët.

Fillimisht sigurohuni që do dilni, sepse nëse qëndroni në shtëpi nuk keni nevojë për shumë truk. Por veshjen mos e nënvlerësoni. Mos qëndroni me tuta dhe t-shirt, siç bëni çdo natë tjetër. Vishni diçka pak më me xixa. Idea e parë që më vjen në mend është pikërisht kimonoja me temina.

E di që s`ju kishte shkuar në mend të xixëllonit kaq shumë, por provojeni ta kombinoni me geta të holla të zeza dhe këpucë stiletto.

Kostumi është sugjerimi i dytë, zgjidhni një bezhë dhe kompletojeni look-un me vathë floriri. Në vend të atij fustanit me lule, vishni një dantellë të zezë, me pallto gri dhe buzët bëjini të kuqe.

Processed with VSCO with hb2 preset

Mos vishni fustan të gjatë, edhe sikur të jeni duke shkuar në restorant. Madje, edhe berretën lëreni në shtëpi. Kombinohuni dhe me partnerin, nëse ai ka një kostum të zi, edhe ju zgjidhni një fustan laps të zi, me ndonjë aksesor argjendi. Dekoltetë e theksuara nuk janë ide e mirë për Shën Valentinin, përpiquni të gjëni një balancë midis veshjeve casual dhe chic.