Posted on Leave a comment

2 fustanet që më pëlqyen sot tek Zara

Thuajse të gjitha fustanet në material chiffon, pra të holla dhe të derdhura, dizenjohen me dekolte të theksuara. Si ky që provova sot tek Zara.

Kjo bëhet sepse zakonisht këto lloj materialesh nuk kanë elasticitet, pra detyrimisht janë jo fleksibël ndaj formave. Ose duhet të ndërtohen me penca që t’i përshtaten trupit. Më pëlqeu shumë ky dizajni, ndaj dhe e zgjodha nga koleksioni i ri. Për darkë do e vishja dhe kështu, ama për paradite duket paksa i ekzagjeruar. Ndaj e provova ndryshe, me një bluzë të pambuktë nën të.

Mund ta vesh me xhaketë xhins lart, ose me një rozë që kam qepur dy vite më parë. Ishte interesant si prerje, madje më pëlqyen dhe pjesa e brendshme e kopsave.

Meqë jemi tek sezoni i jeshiles, zgjodha dhe një për këtë stinën tranzitore. Kishte astar të pambuktë dhe tyl me pika lart. Me rripa dhe dekolte, por e bukura është që edhe këtë mund ta shtresëzoj me t-shirt, këmishë a gjysëm golf.

Nëse dua ta theksoj akoma më shumë, e vesh me një palë sandale jeshile fosforeshente, çorape të zeza dhe xhaketë xhins të zbardhur.