Posted on Leave a comment

6 gjërat që nuk i dinim për copat me kuadrate

Kuadratet janë një nga printet më të vështira për t`u kombinuar siç duhet. Jo se kanë ndonjë teknikë të madhe, por ndonjëherë na tregojnë më të shkurtër dhe më të shëndetshëm se sa jemi realisht. Këtë e kam provuar vetë, më besoni. Kam dashur të blej xhaketa me kuadrate vetëm sepse ishin trend, pa e menduar më gjatë se si do dukeshin në trupin tim. Teksa lexoja në Glamour Italia një artikull të detajuar mbi kuadratet (të gjitha llojet), e kuptova se sa gabim kam qenë gjatë kësaj kohe lidhur me kombinimet. Po ju tregoj disa nga idetë që më erdhën këto ditë.

 (Foto nga Pinterest)

-Kuadratet mund t`i vishni fare mirë për në punë

 (Foto nga Pinterest)

-Kombinohen edhe me printe të ngjashme (gingham, pied-de-poule, tartan etj.)

 (Foto nga Pinterest)

-Fustanet e verës me kudrate janë nga më të bukurat

 (Foto nga Pinterest)

-Kombinohen me leopardin dhe me lulet

 (Foto nga Pinterest)

-Edhe nëse keni kostum me kuadrate mos hezitoni ta vishni

 (Foto nga Pinterest)

-Madje kombinohen edhe me printet më të vështira

Marrë nga blogu në Tiranapost.al “Nën lupën e Stela Sallakut”.