Posted on Leave a comment

7 Gjërat që nuk t`i thonë përpara se të blesh një berretë

Nuk e di realisht sa herë mund të kem shkuar në dyqane aksesorësh enkas për të gjetur berretën e duhur. Më vinte çudi që nuk më shkonte asnjë lloj, edhe pse kur isha më e vogël i kam mbajtur shumë. Kryesisht të zeza me ndonjë detaj tek tuk, ose nuanca rozë pastel dhe krem. Janë shumë të bukura, sidomos kur jua sheh vajzave franceze nëpër rrjetet sociale. Por askush nuk të thotë se po ta vendosësh drejt, dukesh më e shëndetshme dhe me fytyrë të gjerë.

(Foto nga Pinterest)

Berreta ime e parë që bleva këtë sezon ishtë një e zezë me fije të holla floriri, thuajse të padukshme. Më pëlqeu një rozë pastel, por mendova të qëndroj tek baziket fillimisht. Më ngeli një muaj në dollap pa e vënë asnjëherë.  E kisha harruar fare derisa një ditë rastësisht e gjeta. E rrotullova disa herë në duar dhe e lash prapë në vend. Doja ta vendosja, por nuk pata asnjë ide. Të nesërmen e kisha vendosur të vishja  golf të zi, xhinse dhe berretën. Më rrinte mirë edhe me flokët e kapura, ndaj nuk u mendova dy herë.  

(Foto nga Instagram)

Nuk të thotë asnjeri që përpara se të blesh berreta, sigurohu që ke një pallto camel në dollap. Jo nga ato të gjatat, por pak mbi gju. Kombinimi më i bukur është kur berreta dhe pallto kanë të njëjtën nuancë, aq sa duken si kostum.

(Foto nga Pinterest)

Nuk të thonë se nëse ke flokë shumë të gjatë, (si të miat), mund të mos të të shkojë asnjë model. Gjatësia maksimale që duhet të kesh është deri poshtë supeve.

(Foto nga Pinterest)

Nuk të thonë as se nëse je bjonde duhet të mos krijosh kontraste të forta mes berretës dhe veshjes sepse krijohet një rrëmujë në vend të një veshjeje me stil.

(Foto nga Pinterest)

Nuk të thonë që fillimisht këshillohu me një stilist, nëse vërtet gardërobës tënde i duhet dhe një kapele franceze? Apo është thjesht mania për të ndjekur edhe ti modën.

(Foto nga Pinterest)

Nuk të thonë as se nëse ke fytyrë rrumbullake duhet të provosh berreta e pjerrëta, se mund të të tregojë të shëndetshme.

(Foto nga Pinterest)

Nuk të paralajmërojnë se nëse ke vënë berretë, harroji aksesorët e tjerë (vathë apo varse).

(Foto nga Pinterest)

Nuk të thotë njeri që kasketa nuk është berretë, sepse qëllon që mund të jesh duke blerë kapelen e gabuar.

(Foto nga Pinterest)