Posted on Leave a comment

9 gjërat që janë të rrezikshme po t’i blesh në thrift stores

Thrift shops ose stores, janë pikërisht dyqanet e dorës së dytë. Nuk është sekret dhe as turp të thuash që blen atje. Madje, ka vajza të famshme në Instagram që mburren me këtë fakt. Po çfarë nuk ia vlen të blesh tek “gabi”?

Të brendshmet

Ju lutem mos i blini aty. Arsyet për këtë i dini më së miri.

Këmishat e bardha

Këtu duhet të bëj një sqarim. Blijini vetëm nëse janë të paveshura ose ende me etiketë. Nëse janë të përdorura, do t’ju zgjasin shumë pak. Tentojnë të zverdhen sidomos tek zona e jakës dhe sqetullave.

Pellushët artificialë

Ose “faux fur”, kur lahen pellushi mblidhey tufa-tufa dhe e humbet tërësisht bukurinë.

Çantat lëkure të zeza

Besoj këtë detaj e dini ose e keni të provuar nga eksperienca. E zeza pas përdorimit të vazhdueshëm i tregon të gjitha, madje edhe moshën. Mund të shquash çdo gërvishtje, çdo shenjë dhe papastërti. Nuk duket sharmante aspak.

Rrobat e banjos

Kjo për të njëjtën arsye si dhe të brendshmet. E di që duken si gjëja më e thjeshtë në botë të lash të brendshmet, por nuk është. Sipas studimeve shumë viruse qëndrojnë tek rrobat e brendshme për një kohë relativisht të gjatë. Ndaj është mirë që pas 6 muajve të ndryshosh të gjitha të brendshmet.

Rripat plastik

Seç ka një gjë plastika që e humbet bukurinë pas një kohe të caktuar. Fillojnë duken shumë të vjetëruara qoftë edhe nëse kanë ndejur në dollap.

Make-up

Mos tentoni të blini make-up ose produkte fytyre ose flokësh tek dyqanet e dorës së dytë. 6 muaj pas hapjes së tyre, produket e make-upit e humbasin efektin dhe mund të bëhen të dëmshëm për lëkurën. Sidomos pasi dikush tjetër i ka përdorur.

Disa lloje këpucësh

Nëse janë dukshëm të veshura më shumë se sa duhet, kanë shenja, njolla etj. Mos i blini. Nuk duken bukur dhe nuk janë as higjenike.