Posted on Leave a comment

A është e tepërt të kujdesesh për lëkurën E trupit? Apo mjafton kremi hidratues?

Dua t’ju kërkoj që për një minutë të sillni ndërmend herën e fundit që keni bërë një scrub të thellë trupi. Po flas për ato herët kur jeni rehatuar në krevatin e bardhë, në dhomën gjysmë të errët, duke pritur duart e estetistes. Jeni aq rehat sa për një moment shkëputeni nga realiteti duke u përhumbur në aromat terapeutike dhe masazhin e çlodhës. Nëse nuk ju kujtohet, atëherë ka ardhur koha të vini e të provoni vendin për të cilin do t’ju flas sot.

Unë dhe Evi sot tek Skeyndor

Edhe për trupin do bëj trajtime? Ohu! Sikur të mos mjaftonin paratë që shpenzoj për fytyrën! E këtij mendimi kam qenë dhe unë. Ndaj mos u ndjeni keq. Dy gjëra që i kam mësuar, e para është se trajtimet e trupit nuk janë aq të kushtueshme sa ato të fytyrës, edhe pse bëhet fjalë për sipërfaqe më të madhe. Dhe e dyta, një trup i hidratuar dhe i pastruar nga qelizar e vdekura, është po aq i bukur sa fytyra pa akne apo papastërti.

Maska “Led” e cila ndihmon në përthithjen e kremit.

Këtu jam unë, nuk është fragment i shkëputur nga “Star Wars”. Maska që kam vendosur është e domosdoshme për përthithjen e kremit. Por mos u shqetësoni sepse nuk do shpenzoni rrogën e 13-të për këtë trajtimin. Është brenda paketës së sugjeruar nga estetisja e Skeyndor, sallonit tek i cili më ftoi Evi, mikesha ime. Si person skeptik, m’u deshën disa ditë të mblidhja mendjen dhe të shkoja. Unë jam gjithnjë në kërkim të SPA- ve të reja me teknologji novatore. Përveçse provova trajtimin anticelulit, vajza më bëri dhe një pastrim fytyre dhe trajtim për lëkurën time të yndyrshme.

Pas trajtimit të fytyrës

Duket edhe në foto që muskujt janë të tërhequr dhe të tonifikuar. Ka një shkëlqim për shkak të hidratimit, por pa prishur balancën. Nuk dua të zgjatem me fytyrën sepse doja t’ju tregoja trajtimin e trupit.

Pasi më bëri scrub, u relaksova për 10-15 minuta. Vijoi masazhi i lehtë dhe kremi i cili kishte efekt ftohës (për lëkurat delikate me tendencë skuqjeje). U bëra mumje! (Haha), por më pëlqeu!

Nuk ishte vetëm masazhi që të relaksonte, por ambjenti ishte dizenjuar për të të ofruar shërbimin më cilësor. Unë bëra një trajtim anticelulit ( siç e kam sqaruar tek videot në Instagram), i cili qe intensiv dhe mjaftonin 4-6 seanca.
Nuk kishte ato dhimbjet e bezdisshme, ndaj rekomandohet dhe për lëkura të ndjeshme si e imja.
Ishte një orë e shpenzuar me cilësi kushtuar sipërfaqes më të madhe të lëkurës që kemi. Do t’ju sugjeroja, të mos blinit një palë këpucë këtë muaj, por të provonit një trajtim të specializuar trupi. //Stela Sallaku