Posted on Leave a comment

Let me tell you about Shawn Richendollar, a photographer like no other


When I first met Shawn Richendollar, I thought he looked like the men of Hollywood in the 1950’s. I can still remember the details of his floral bowtie and the panama hat he was wearing the first day. When you meet artists and talented people, somehow they make you dream of a beautiful and peaceful world. You get their vibe the first moment they bump into your life. A vibe you want to last as long as possible. It’s an amazing gift. 

Shawn was not an actor or movie star though it was hard to believe. He was able to transform my simple pose into an entire scene. Many photograph the image of a beautiful person without capturing the soul.
Shawn did both.

Our session was scheduled at 10 AM about 30 minutes from home. That means that in Albania I would have left home between 10 and 10:30 but I was in America so my ride left at 9:30 whether I felt ready or not. I am still getting used to American punctuality but we made it on time.

His studio, was on the ground floor of his Ohio villa. As we entered his farmhouse styled home I was immediately impressed by the coziness of the beautiful wood furniture, rocking chairs, antiques and pictures.

I can’t say that my portable wardrobe with which I traveled to Ohio was worthy of being photographed. Most of the outfits were part of my capsule wardrobe, which I had worn dozens of times. A couple of days before the photo shooting I decided to go shopping. Shops here in the USA are not the the same as the one’s in Europe. I love blazers, shirts and sometimes cute dresses. And it was hard to find in just couple of days, a made-to-measure double breasted blazer. Or a good quality white shirt. Or a pair of jeans that will fit perfectly. So, I had to be creative with the clothes I had.

We managed to take two and a half hours of photos with 4 outfits from my capsule wardrobe. I don’t know if we did a great job but at least we had some fun! You may be surprised to you see a t-shirt turned into a vest, a men’s shirt on a jacket and suede boots on pants. If you are curious about the results I was thrilled with the photos! And let me tell you this, the photos were even more beautiful than I could imagine. It was the whole aesthetics I fell in love with and I am sure you will too.

Thank You Shawn, for making me feel like a movie star for just a couple of hours, at your beautiful villa in Ohio. You have inspired me more than you can imagine. 

You can find Shawn here 👉🏼 “Shawn Richendollar

Posted on Leave a comment

Je e dobët dhe prapë s’di ç’të veshësh? Ja pse s’duhet të shqetësohesh

Sa ishim të vogla na thoshin, “ha se do rritesh”, kur u rritëm na thanë, “mos ha kaq shumë se shëndoshesh“. Kur u dobësuam, “po ha pak se je kockë e lëkurë”. Po mirë, ç’të keqe ka të jesh e shëndetshme ose kockë e lëkurë? Kush i vendosi standartet e bukurisë?


Subscribe to our newsletter!


Sa herë bëhet fjalë për bukuri, i kthejmë sytë nga Fashion Week. Vajza shumë të dobëta, mbi 1,73 m, ecin mbi taka 12 cm në një rrugë të ngushtë, veshur me rrobat e dizenjuara enkas për trupin e tyre.
Duken aq bukur, sa bëjnë blerësit të çmenden pas veshjes së tyre. Kot nuk ka dalë dhe shprehja, “je e bukur si modele”.



Të gjesh veshje apo të qepësh veshje për masën XS (po ju flas nga eskperienca), është më e thjesht se sa të veshësh dikë me masë Large, XL apo XXL. Vetë industria e modës të jep një dorë në këtë pjesë sepse masat standarte janë bërë për vajzat e pasarelave.

Por ja që me modën e re, alla Kim Kardashian, duan të gjitha forma të theksuara. Po a i shkon çdokujt të veshë ato pantallonat xhins me bel të lartë që theksojnë belin dhe fundshpinën? Që nën atë veshjen e ngushtë fshihet një vajzë e kolme që dikur ka qenë masë XS?
Nga ai trupi elegant që mund të vishte çfardo, tani mban spanx dhe vesh astar poshtë fundeve që të mbulosh celulitin? (E kam provuar vetë më besoni).


Çdo masë ka veçantinë e saj, dhe secilës i shkojnë dizajne të ndryshme.
Dikush ka mundësinë të konsumojë Cheetos kur sheh film në darkë (mos më gjykoni se janë shumë të mira haha), dhe dikush ha selino dhe karrota. Por në fund të fundit, me kombinimin e duhur dhe përzgjedhjen e stilit ideal, mund të fshehësh apo vësh në pah ç’të duash nga trupi jot. Dhe mos harro, ti je e bukur në çdo masë!

Posted on Leave a comment

Për ty që ke qejf lëkurën, ky sezon është i gjithi dedikuar saj.

Lëkura, ose lëkura ECO, sepse industria e modës po heq dorë nga lëkura e kafshëve, është një ndër artikujt më të kërkuar. Por dhe më të vështirë për t’u kombinuar. Duke patur parasysh rregullin e artë të Pierre Balmain, veshjet e lëkurës duhet të balancohen me casual. Ndryshe dukesh si vajzat “me kamxhik”.

Ndërkohë sot unë i kam hedhur një sy veshjeve të reja që kishte nëpër butikët online. Ka aq shumë, sa po të fillosh të kërkosh, duhet një ditë e tërë të gjesh ndonjë që të pëlqen. Kështu që unë përzgjodha disa sugjerime nga Topshop, të cilat i keni këtu. Shopping të mbarë!


Posted on Leave a comment

Kur ke këpucë një ngjyrshe, shtoji një palë vathë! Si ato që kisha unë dje

Nuk e kuptoi njeri, se sferat me ngjyra që kisha mbrëmë tek eventi ku i uruam mirë se ardhjen parfumit francez, Guerlain, ishin vathë. Eventi i Prestige Group, të cilët sollën Aqua Di Parma, The Merchant Of Venice, dhe tani Guerlain, u organizua në Padam. Përpara se të krijoja veshjen, pyeta shoqërinë time të Instagram për ngjyrën e getave që do vishja. Dhe meqë shumica votuan nr. 2 (getat që vesha si përfundim), s’e bëra dysh. Në bazë të tyre zgjodha dhe këpucët.


M’u dukën shumë të thjeshta! Ndaj, po vrisja mendjen si t’i bëja pak më interesante. Këpucët i kam blerë tek Zara, vjet. Vathët kanë mbi 5 vite në kutinë e aksesorëve. Janë “clip on”, ose me kapse. Vihen lehtësisht tek “V-ja” e këpucës, pa e dëmtuar. Ndaj pa u menduar më gjatë, i vendosa. Dukeshin shumë ndryshe, sikur nuk ishin të njëjtat këpucë. Për më tepër, askush se vuri re që ishin vathë. Po j’ua tregoj më poshtë dhe lini komentet tuaja.

Subscribe to our newsletter!

Posted on Leave a comment

Dua të ndryshoj ngjyrën e flokëve. Po si t`i bëj?

Po të kërkosh me rradhë revistat e modës për ngjyrën trend të flokëve për vjeshtë dimër, do të të dalin me rradhë 110 sugjerime të editorëve të huaj. Duke filluar nga nuancat e verës (e kuqe në qershi), e deri tek platini i Kylie Jenner. Thuajse nuk mungon asnjë tonalitet, thjesht nga e kuqe është shndërruar në karrotë, e zeza në blu në të zezë mat dhe platini në gri. Në fakt këto të fundit sugjerohen të dyja. Uf! U ngatërrova më shumë tani!

Në sfilatat e shkurtit, më tërhoqi vëmendjen natyraliteti i modeleve. Ato bjondet, e kishin amplifikuar edhe më shumë nuancën. Brunet po ashtu, dhe flokëkuqet e përzgjedhura ishin në karrotë. (Linku për artikullin). Duket sikur nuancat e sugjeruara janë të ndryshme për çdo karakter. Gjatë sfilatave në Copenhagen tani vajzat duket se po kombinojnë flokët me veshjen. T`i bëj flokët e gjelbër? Jo faleminderit. Nuk dua t`i dëmtoj dhe t`i dekoloroj. Dua thjesht të ndryshoj tonalitet, pa nuanca agresive që hollojnë rrënjën.

Epo jemi në sezonin e duhur, ku ngjyrat natyrale po amplifikohen githnjë e më shumë. Ndaj mos tento të ndryshosh 180 gradë nga ngjyra që ke tani. Provo t`i japësh një reflex, apo thjesht pak highlight (jo si ai i faqeve, le të kuptohemi). Ndoshta t`i shtosh pak fije në dy tone më të çelura. Por e rëndësishme është t`i besoh një profesionisti, që do t`i trajtojë flokët me kujdes. Pa djegur asnjë fije!

Në fund të fundit, natyralja nuk del asnjëherë nga moda!

Posted on Leave a comment

A është e tepërt të kujdesesh për lëkurën E trupit? Apo mjafton kremi hidratues?

Dua t’ju kërkoj që për një minutë të sillni ndërmend herën e fundit që keni bërë një scrub të thellë trupi. Po flas për ato herët kur jeni rehatuar në krevatin e bardhë, në dhomën gjysmë të errët, duke pritur duart e estetistes. Jeni aq rehat sa për një moment shkëputeni nga realiteti duke u përhumbur në aromat terapeutike dhe masazhin e çlodhës. Nëse nuk ju kujtohet, atëherë ka ardhur koha të vini e të provoni vendin për të cilin do t’ju flas sot.

Unë dhe Evi sot tek Skeyndor

Edhe për trupin do bëj trajtime? Ohu! Sikur të mos mjaftonin paratë që shpenzoj për fytyrën! E këtij mendimi kam qenë dhe unë. Ndaj mos u ndjeni keq. Dy gjëra që i kam mësuar, e para është se trajtimet e trupit nuk janë aq të kushtueshme sa ato të fytyrës, edhe pse bëhet fjalë për sipërfaqe më të madhe. Dhe e dyta, një trup i hidratuar dhe i pastruar nga qelizar e vdekura, është po aq i bukur sa fytyra pa akne apo papastërti.

Maska “Led” e cila ndihmon në përthithjen e kremit.

Këtu jam unë, nuk është fragment i shkëputur nga “Star Wars”. Maska që kam vendosur është e domosdoshme për përthithjen e kremit. Por mos u shqetësoni sepse nuk do shpenzoni rrogën e 13-të për këtë trajtimin. Është brenda paketës së sugjeruar nga estetisja e Skeyndor, sallonit tek i cili më ftoi Evi, mikesha ime. Si person skeptik, m’u deshën disa ditë të mblidhja mendjen dhe të shkoja. Unë jam gjithnjë në kërkim të SPA- ve të reja me teknologji novatore. Përveçse provova trajtimin anticelulit, vajza më bëri dhe një pastrim fytyre dhe trajtim për lëkurën time të yndyrshme.

Pas trajtimit të fytyrës

Duket edhe në foto që muskujt janë të tërhequr dhe të tonifikuar. Ka një shkëlqim për shkak të hidratimit, por pa prishur balancën. Nuk dua të zgjatem me fytyrën sepse doja t’ju tregoja trajtimin e trupit.

Pasi më bëri scrub, u relaksova për 10-15 minuta. Vijoi masazhi i lehtë dhe kremi i cili kishte efekt ftohës (për lëkurat delikate me tendencë skuqjeje). U bëra mumje! (Haha), por më pëlqeu!

Nuk ishte vetëm masazhi që të relaksonte, por ambjenti ishte dizenjuar për të të ofruar shërbimin më cilësor. Unë bëra një trajtim anticelulit ( siç e kam sqaruar tek videot në Instagram), i cili qe intensiv dhe mjaftonin 4-6 seanca.
Nuk kishte ato dhimbjet e bezdisshme, ndaj rekomandohet dhe për lëkura të ndjeshme si e imja.
Ishte një orë e shpenzuar me cilësi kushtuar sipërfaqes më të madhe të lëkurës që kemi. Do t’ju sugjeroja, të mos blinit një palë këpucë këtë muaj, por të provonit një trajtim të specializuar trupi. //Stela Sallaku

Posted on Leave a comment

Maturante! Ju lutem mos u vishni si motrat e hirushes

Para disa ditësh, teksa ndërroja kanalet e televizorit, më tërhoqi vëmendjen filmi vizatimor “Hirushja” që jepej tek Bang Bang. Instiktivisht u ndala të shihja fustanin e Hirushes, që e kemi ëndërruar të gjitha kur ishim të vogla. Ndërsa motrat e saj, nuk e di pse na dukeshin sikur vishnin fustanet më të rënduara, me xixa, gurë, pala dhe fjongo jo të bukura.

Kishin këmbë të mëdha, që s’gjenin dot as këpucë elegante, mbanin flokët e llakosur dhe me onde. Le pastaj kur lyenin buzët vesh më vesh me buzkuq, apo sytë me tone të blusë.

Me pak fjalë, nuk do donte asnjëra nga ne të ishte e veshur si ato. Unë t’ju them të drejtën, as si Hirushja vetë nuk do doja të vishesha. Sikur u ka ikur koha dhe fustaneve të princeshës. Po të isha sërish maturante do bëja bujë me fustan dhe atlete.

Ndonjë të Giambattista Valli përshembull, me atlete fosforeshente. Në fund të fundit, takat do i vishni gjithë kohës, pse të mos provoni diçka ndryshe në maturë?

Sidoqoftë, çfarëdo që të vendosni, vetëm si motrat e Hirushes mos u bëni!

Posted on Leave a comment

Këtë sezon, mos e merr mundimin t’i hekurosësh veshjet

Disa kohë më parë, një nga nënat që ndjek blogun, më shkruan dhe më thotë: “Kur do dalin në modë gjërat e rrudhosura që t’mos kemi nevojë të hekurosim?”.

T’ju them të drejtën, unë nuk jam tipi i veshjeve të rrudhosura. Mund të harxhoj kohë duke i hekurosur, vijëzuar pantallonat me kujdes pa lëvizur asnjë tegel anësor. Këtë herë trendi më është vënë kundër! Pikërisht sezoni i verës është jashtëzakonisht i rrudhosur.

Kryefjala janë veshjet lino, me përmbajtje pambuku dhe pak elastike. Janë ndër veshjet më komode, të freskëta si dhe të rekomanduara për vendet me temperatura të larta.

Posted on 1 Comment

Kjo është kravata e gjyshit tim, i cili sot duhet të kishte ditëlindjen

Unë kam qenë gjithnjë e fiksuar pas veshjeve mashkullore. Dhe besoj më ka ardhur natyrshëm duke parë gjyshin ose babin teksa lidhnin kravatën tek pasqyra e korridorit. E mësova dhe unë se si lidhej, pastaj krijova nyjen e personalizuar timen.

Aksesorët e kostumit mashkullor më pëlqenin edhe më shumë se veshja. Kapsja e kravatës, zinxhiri i jelekut, mbajtësja e mëngës së këmishës, etj.

Nuk konceptohej dot në 1995-sën të vishje kostum me kravatë, dihet. Ama askush nuk ta ndalon dot fantazinë. Dhe unë si fëmijë që rrija gjithë ditën me gërshërë e gjilpëra nëpër duar, kisha filluar të programoja gardërobën e ardhshme.

Sot po! Mund t’i vesh pa asnjë mëdyshje! Sëfundmi më keni parë shpesh me kostume e jelekë, butona këmishash dhe kravata. Mendoj se janë gjërat më të bukura të gardërobës time, sidomos kravata që kam vënë sot. Përveçse ka një histori pas, nuk është e rastësishme dita që e kam vënë.

Ky është gjyshi im, i cili fatkeqsisht nuk jeton më. Dhe sot ka patur ditën e lindjes, në të cilën vendoste gjithmonë kravatën që kam unë sot. Më erdhi shume instiktive të mbaja këtë sot, pa e menduar se ç’datë ishte.

Dhe kur u kujtova, u emocionova që kisha vënë kravatën e gjyshit pikërisht në ditën e tij të lindjes!

Posted on Leave a comment

Këto këto këpucët i kam blerë 3 vite më parë dhe po i vesh akoma

Në fakt nuk është termi i duhur “këpucë”, sepse janë më shumë si shapka me takë. Anglezët i quajnë mules, besoj që nëse keni lexuar shkrimet e blogut edhe më herët, e keni hasur si term.

I kam blerë 3 vjet më parë, tek Bershka në TEG. Jo se më pëlqyen dhe aq asokohe, por i bleva më shumë sepse nuk ishin shitur fare asnjë palë. Doja të kisha në gardërobë diçka unike, edhe pse ndonjëherë kjo është e pamundur. U kujtova për to disa ditë më parë, sepse më duheshin një palë këpucë për t’u kombinuar me kostumn e zi që kam qepur sëfundmi. Provova këto dhe u binda!

Po mendoja pastaj për kombinimet që kisha bërë me këto mules gjatë viteve. Disa më pëlqejnë ende, të tjerat jo dhe aq.

Ja përshembull, nëse do e vishja sërish këtë veshjen do hiqja streçet.

Këtu do ndërroja çantën me një të bardhë, ose bardhezi.

Kjo më pëlqen, ndoshta s’do bëja asnjë ndryshim këtu.

Nuk kanë kushtuar shumë, mund të jenë ndër këpucët (shapka), që i kam veshur më shpesh. Ju keni të tillë aksesorë të gardërobës kapsulë që i vishni shpesh?