Posted on Leave a comment

Çfarë të vesh në zyrë, pa përdorur takat?

Më erdhi kjo pyetje sot në inbox dhe me shtyu të shkruaja enkas për të. Në përgjithësi na kanë thënë se në punë të duhen patjeter stiletto të zeza ose nude. Po t’i mbash veshur gjithë ditën, mund të bëhen një makth i vërtetë. Ama janë shumë të bukura! Të zgjasin gjithë siluetën dhe këmbët. Me se mund t’i zemra pa prishur balancat e trupit? Që të dukemi të gjata pa patur nevojë të qëndrojmë në majë të gishtave gjithë ditën?

Idea e parë që më vjen janë këpucët me pak takë, ose siç quhen ndryshe, mules. Unë i kam mbajtur deri në 10 orë në këmbë, dhe më besoni që nuk i kam ndjerë fare.

Duke parë rrjetet sociale këto kohë, këto këpucët me takë katrore i kam patë thuajse në çdo postim të vajzave franceze.

Këtë javë mund t’i veshim ende çizmet. Ndaj nëse i keni me pak takë, mos i kurseni.

Nuk besoj që ka vajzë që nuk do i vishte këto!

Shapkat janë paksa kufizuese tek veshja, por me pantallona të gjera, pse jo?

Të sheshta dhe me majë, zgjasin këmbën si dhe i japin një pamje chic gjithë veshjes.