Posted on Leave a comment

Çfarë të veshësh në një dasëm në gusht

Po marr shkas për këtë artikull nga mesazhi i Xhuljas, i cili erdhi në inbox-in tim disa javë më parë. Ç’të vesh në një dasëm vere?

Foto nga Vintage Vogue

Ky fustan më sjell ndërmend valët e detit, rërën dhe pishat. Mund të jetë i përshtatshëm për shumë vende, madje mund ta veshësh si në drekë dhe në mbrëmje. Printi i luleve e bën të përshtatshëm për festat e paraditeve. Gjatësia dhe prerja nënkuptojnë sharm dhe elegancë.

David Koma 2022

Ky fustan del pak nga stili im, por besoj që David Koma ka qëlluar në shenjë me kombinimin e copës me aksesorët. Vlen si sugjerim për mbrëmjet.

Nuk është e thënë të veshësh vetëm fustan. Ka shumë elegancë dhe një jumpsuit apo kostum.

Sugjerim nga sfilatat 2022

Krijim i koleksioneve të 2022-shit, edhe pse prerja është bazike. Copa dhe tekstura e bëjnë të duket sharmant.

Ky fustan thotë qartë dhe shkurt “dasëm gushti”.

Ky dizajn dhe copë përshtaten më së miri me dasëm paradite ose drekë, diku në natyrë. Nuk rekomandohet për mbrëmje.

Vetëm unë jam dashururar me të verdhën këtë sezon?

Unë do e vishja këtë me sandale blu.

Me të bardha në dasëm? Disa herë po. Sidomos nëse organizohen në plazh (ose bregdet) dhe nëse e kërkon kodi.

Vintage Vogue

Absolutisht po!

Unë do e kombinoja me një kapele me pupla!