Posted on Leave a comment

Ç’të veshësh në restorant kur ke vetëm gjysëm ore për t’u bërë gati?

Isha ende tek Bamboo spa, kur u kujtova se në 8 kisha lënë një darkë. Ishte një e mërkurë e freskët shkurti, por atë ditë mu duk si e premte. Ju ka ndodhur të zgjoheni në mëngjes dhe të mos e dini çfarë date apo muaji është? Mua më ndodh shpesh.

Paçka ditës apo datës, mendoj se kur takon njerëz pozitivë, të duket gjithnjë sikur ka ardhur fundjava. 

Rruga nga pallati im dhe deri tek makina është në rinstruksion, dhe për këtë arsye m’u deshësh 7 minuta të dal. 

Nuk kishte trafik, të paktën jo aq shumë sa herët e tjera. Restoranti ku kisha lënë darkën ishte 20 minuta larg, por parkimi pastaj është “qejfprishësi” i vërtetë, siç thonë të huajt. Qëlluam me fat, gjetëm një vend përballë restorantit dhe u rehatuam në një nga tavolinat buzë dritares. 

Kamarieri erdhi shpejt, si rrallë herë, dhe u duk që edhe shërbimi do ishte korrekt. 

Mbrëmjet gjithnjë kërkojnë kod të ndryshëm veshjeje nga paraditja. Dihet që flokët e make-up-i duhet të jenë në harmoni me ambjentin dhe eventin.

Tendenca për t’u ngarkuar sa më shumë me aksesorë është e pranishme sidomos për eventet e darkës. Iris Apfel thoshte se përpara se të dilni hiqni dicka nga aksesorët që keni. Do dukeni më elegante me një më pak.

Iris Apfel, foto nga google

“Po, çfarë dëshironi t’ju përgatis?”

Zëri i prerë m’i ndërpreu mendimet, dhe sa mirë bëri sepse kisha filluar të mendoja për modë.  

Si për të plotësuar arredimin, kishin vendosur një akuarium të madh në fillim të restorantit, i cili kishte peshq të madhësive dhe llojeve të ndryshme. 

Nuk kishte shumë njerëz atë natë, si mes jave që ishte. Se di pse na është bërë zakon të hedhim një sy rreth e rrotull para se të ulemi në karrige. Porosia nuk vonoi dhe duke qenë se u ndjemë aq rehat me ambjentin, filluam të flisnim për punë. I dua shumë ato bare ose restorante ku pronari nuk vesh kollare dhe xhaketë, që ta ngaterrojnë me menaxherin, por vishet njësoj si kamarjerët.  

Një nga trendet më të preferuara të blogereve janë pikërisht atletet. Mund t’i veshesh me kostum apo me fustan, nuk kane limitim. Ato mund t’i veshësh fare mirë dhe në mbrëmje. Edhe pse unë këtë herë nuk vesha atlete.

Në vend të tyre gjodha një palë gjysëm çizme të zeza kamoshi, pantallona të zeza laps dhe xhaketë me kuadrate bardh e zi. Doja të isha komode mbi të gjitha, por dhe me stil sigurisht.

Kam lexuar një artikull vjet, që thoshte se të vishesh nga gardëroba kapsule (bazike), lejon bashkëbiseduesin të fokusohet më shumë tek ajo që do thuash, dhe jo tek veshja. Por sigurisht që nuk duhet lënë pasdore. Më poshtë keni disa sugjerime për veshjet në restorant.

Me veshjet e duhura, sado të zgjasë darka, do jeni rehat me veten dhe me personat që dilni.