Posted on Leave a comment

Dua të ndryshoj ngjyrën e flokëve. Po si t`i bëj?

Po të kërkosh me rradhë revistat e modës për ngjyrën trend të flokëve për vjeshtë dimër, do të të dalin me rradhë 110 sugjerime të editorëve të huaj. Duke filluar nga nuancat e verës (e kuqe në qershi), e deri tek platini i Kylie Jenner. Thuajse nuk mungon asnjë tonalitet, thjesht nga e kuqe është shndërruar në karrotë, e zeza në blu në të zezë mat dhe platini në gri. Në fakt këto të fundit sugjerohen të dyja. Uf! U ngatërrova më shumë tani!

Në sfilatat e shkurtit, më tërhoqi vëmendjen natyraliteti i modeleve. Ato bjondet, e kishin amplifikuar edhe më shumë nuancën. Brunet po ashtu, dhe flokëkuqet e përzgjedhura ishin në karrotë. (Linku për artikullin). Duket sikur nuancat e sugjeruara janë të ndryshme për çdo karakter. Gjatë sfilatave në Copenhagen tani vajzat duket se po kombinojnë flokët me veshjen. T`i bëj flokët e gjelbër? Jo faleminderit. Nuk dua t`i dëmtoj dhe t`i dekoloroj. Dua thjesht të ndryshoj tonalitet, pa nuanca agresive që hollojnë rrënjën.

Epo jemi në sezonin e duhur, ku ngjyrat natyrale po amplifikohen githnjë e më shumë. Ndaj mos tento të ndryshosh 180 gradë nga ngjyra që ke tani. Provo t`i japësh një reflex, apo thjesht pak highlight (jo si ai i faqeve, le të kuptohemi). Ndoshta t`i shtosh pak fije në dy tone më të çelura. Por e rëndësishme është t`i besoh një profesionisti, që do t`i trajtojë flokët me kujdes. Pa djegur asnjë fije!

Në fund të fundit, natyralja nuk del asnjëherë nga moda!