Posted on Leave a comment

Dua të them vetem 2 gjëra për sandalet e Egreis Gjergjanit

Të gjitha vajzat, sidomos ne që merremi me modë, duhet ta pranojmë që e shohim me zili profilin në Instagram të Egreis Gjergjanit (@thestilettomeup). Jo për ndonjë gjë, por presim të shohim koleksionin me 600 palë këpucë, nga të cilat 185 prej tyre nuk i ka veshur ende (siç tha vetë Egreis-i tek Ftesë në 5 në Top Channel).

Foto nga Instagram
Foto nga Instagram (@thestilettomeup)

Në dollapin e saj gjigand, Egreis ka plot këpucë e sandale, duke filluar nga Casadei, Louboutin, Jimmy Choo, Dolce & Gabbana etj. Ama ajo që më pëlqeu shumë sot ishte se edhe pse në gardërobën e saj shquajnë këpucët avant-garde, në emision u paraqit thjesht fare. Me një palë sandale minimaliste të zeza me dy rripa. Patjetër që nuk ishin dosido sepse i përkisnin njërës prej firmave të saj të preferuara. Por mes gjithë atyre opsioneve që kishte në dollap, zgjodhi pikërisht këto.

Casadei, foto nga Instagram-i i @thestilettomeup

Kam parë shumë vajza të bukura e me stil, që nuk kanë 600 palë këpucë në dollap, nuk kanë as 60, ama në emisione zgjedhin këpucët me takën më të lartë të mundshme e me ngjyrat vibrante që të ngelin në mend.

Egreis Gjergjani

E gjithë veshja ishte në harmoni të plotë. Do thoni ju, epo sepse është një ngjyrshe (përveç shollës së sandales), ama e dini se si i thonë në këto raste? Kur je në dyshim, vish gjithnjë të zeza!

Foto nga Instagram
Foto nga Instagram @thestilettomeup
Foto nga Instagram @thestilettomeup