Posted on Leave a comment

Dua të them vetëm dy fjalë për Gagën

I filloi daljet e saj ne publik me veshje aspak të përshtatshme për tapetin e kuq. Dhe pse u kritikua, me dashamirësi ose jo, nuk e vrau shumë mendjen. Pse-të e tyre i di vetëm ajo, por ajo që vlerësoj, edhe pse ndoshta nuk bie dakort me zgjedhjet e saj tek veshjet, është se sado të çuditshme të ishin fustanet nuk i interesonte fare se ç’mendonin njerëzit. 

Shumica e veshjeve nuk më kanë pëlqyer aspak, por në fund të fundit, kush jam unë që ta gjykoj! Fansat e duan pikërisht për këtë, se është e veçantë dhe ndryshe. Është “dele e zezë” në industrinë e muzikës, saqë shumë herë janë përpjekur ta kopjojnë, por pa sukses. 

Tani ka ndryshuar paksa qasje, frymëzohet nga divat e viteve ‘50, por sërish e komentojnë negativisht. Ndërkohë që deri dje ishte shumë avant-garde, sot thuhet se ka ngelur pas me modën. 

Për mua është shndërruar në një mjellmë të bukur dhe me stil, e cila më frymëzoi për një koleksion të ri.