Posted on Leave a comment

Dua t’ju tregoj një sekret rreth skincare para udhëtimit me avion

Mund të them se sëfundmi jam kthyer në një fanse e fluturimeve me avionë. Nuk kam qenë më përpara. Kushdo që më njeh është familjarizuar me ankesat e mia para udhëtimeve. Ajri i thatë më krijonte çrregullim në pH e lëkurës dhe yndyrën. Shpesh herë më është dashur që gjatë udhëtimit, të vendos maska tek sytë ose sheet mask për gjithë fytyrën. (Tek ai tualeti 50cm me 40 cm i avionit).

Unë normalisht kam lëkurë mikse dhe shumë të ndjeshme. Fatkeqsisht skuqet shumë shpejt, qoftë dhe pas prekjes së lehtë. Dy herët e fundit, para nisjes për në aeroport, kam ndryshuar paksa rutinën. Në vend që ta laja me ujë në mëngjes para udhëtimit, e pastrova me qumështin (me pambuk) dhe tonikun. Më pas përdora maskën koreane me përbërës nga kërmilli (mos me pyesni çfarë haha).

(Liku për ta blerë)

Përbërësit e maskës Mugwort

E lë maskën për rreth 20 minuta dhe e pastroj me një peshqir të lagur. Duke qenë se nuk ka aromë të shtuar, do mbajë aromë intensive algash. Por kjo është gjë e mirë besoj (😅). Serumin e vë direkt pas maskës, një hidratues të plotë dhe kremin me SPF.

Këtë pamje ka maska

Një detaj që kam mësuar këto vitet e fundit, është se nëse do mbrojtje të mirë nga dielli, SPF duhet të jete veçmas kremit hidratues. Shumë përdorin kremëra që i kanë të dyja, por duket sikur nuk bëjnë as hidratimin dhe as mbrojtjen.

Video e bërë në Avion, pas një udhëtimi prej 4 orësh.

I gjithë sekreti për lëkurën e pastër, pa akne, pa vija të lehta është tek produktet Koreane. Më besoni, ata duhet të jenë 20 vite para sa i përket kujdesit të lëkurës. A i keni parë lëkurat e tyre? Duken të gjithë sikur janë 16-17 vjeçarë!

E kush do ta mendonte që sekreti i lëkurës së hidrauar do vinte pikërisht nga kërmilli!