Posted on Leave a comment

Fundjava ime në vendin më të lezetshëm

Tek restoranti Ara në Shëngjin kisha qenë dhe një herë tjetër. Tamam atë ditën e shënuar që ra borë në bregdet. Fillimisht kur më ftuan, sa dëgjova emrin u bëra shumë kurjoze ta vizitoja. Mu duk aq çudi që një restorant apo bar, në bregdetin tonë të mos kishte ato emrat e huaj “Copacabana”, “Miami”, “Mexico” etj. Jo se ka ndonjë gjë të keqe të bësh plazh ne Miami, por nuk thonë kot, “sipas vendit dhe kuvendi”.

Foto nga Restoranti

Ju e dini që unë jam e fiksuar pas kodeve të veshjeve, ndaj dhe para se të shkoja, u informova për ambientin dhe arredimin. Më pëlqeu shumë dekorimi dhe koncepti i arredimit me elementë druri, guri dhe metali. Idea e arkitektit, Briken Miloti, ishte të sillte në të njëjtin ambient modernen dhe klasiken. Dy nocione që sot, nuk para bëhen bashkë. Ndaj duhet një sy profesionisti që t`i harmonizojë siç duhet.

Foto nga Ara Shëngjin

Si i tillë, nuk kishte kod fiks veshjeje e megjithatë unë u përshtata me fundjavën dhe vendodhjen. Në darkë vesha një fund me pala të qepura 2cm larg njëra-tjetrës. Bluzë velvet të zezë me xixa, që e kam blerë vjet, dhe këpucët gingham të Mangos. Ndërsa paradite mbajta një gjysëm xhaketë gri me kopsa përpara, shall mëndafshi dhe pantallonat me pala.

Foto nga oborri i Arës Shëngjin

Nëse shkoni tek Ara do t’ju mirëpresin të gjithë dhe do t’ju trajtojnë si familje. Sidomos menaxheri (Xhuliano), djali me kaçurrela dhe këmishë të bardhë.

Ara Shëngjin

Sa hyn në restorant, sheh një strukturë guri në qendër. “Ajo është për të pjekur gështenja”, më sqaroi Xhuliano. “Mund t’i marrësh me vete dhe i pjek aty, teksa shijon një gotë vere me shoqërinë”.

Shëndetlije me fruta

Kuzhina ishte majtas, tërësisht me xhama. Kamarierët nuk kishin uniforma të mërzitshme siç i sheh rëndom. Kishin këmisha me kuadrate, xhinse të zbardhura dhe atlete. Të prisnin me atë shprehjen “Mirseerdh’t! Si mun’ena me ju shërby?”

Ara Shëngjin

Çdo gjë që kisha në pjatë kishte një histori të vogël se ku ishte prodhuar. Ishin të gjitha të bëra në vend, nëpër ferma të vogla tradicionale.
Përveç ushqimit, që ia vlen ta provoni, mos humbisni rastin të shijoni dhe cocktail-et origjinale që s’i gjen askund tjetër.

Në fund, nuk e përcakton dot kush të shijoi më shumë tek Ara. Bregdeti, perëndimi i diellit, ushqimi i prodhuar në vend, arkitektura apo mikpritja e ëmbël veriore./Stela Sallaku