Posted on Leave a comment

Ja çfarë bleva me 7,000 lekë të vjetra

Thuajse periudhës së uljeve masive po i vjen fundi. Më pëlqen të dal të blej kur nuk ka shumë njerëz në dyqane. Arrij t`i shoh me qetësi të gjitha veshjet. Tek dhomat e provës nuk ke rradhë të gjatë pritjeve, madje mund të provosh me terezi edhe 6 palë këpucë.

Gjithsesi, nuk më pëlqen të blej gjëra të cilat e di që nuk kam për t`i veshur ndonjëherë, sado të bukura apo në modë të jenë. Doja të kombinoja një palë pantallona me një palë përpara, ndaj i vesha me një këmishë të zezë shumë standarte. Ndonjëherë më pëlqen t`i kem veshjet para syve që të gjej kombinimet e duhura. Kam dhe një çantë jeshile që s`i kam gjetur ende kombinimin e duhur.

U futa tek seksioni i veshjeve të meshkujve tek Bershka (mos u habisni), sepse më tërhoqi një bluzë e kuqe me vija të zeza. Më shkëlqyen sytë sa e pash, mora masën më të vogël që gjeta (Large, fatkeqsisht) dhe u nisa për tek dhoma e provës.

Kur po kaloja nëpër raftet pash një kapuç me të njëjtin dizajn si bluza. Krijohej një kombinim i këndshëm mes tij dhe bluzës. Mund t`i mbaj dhe veç e veç, por dhe bashkë.

Kam një xhaketë bojëqiell, dopiopet, me prerje mashkullore, e cila do një aksesor për t`i shtuar detaj. Kush më mirë se një shall mëndafshi me ngjyra të ftohta dhe tek tuk ndonjë element rozë, do i shkonte rreth jakës. E gjeta tek Stradivarius, një kat më poshtë Bershkës. Deri këtu kisha shpenzuar më pak se 2,000 lekë të reja.

Në rresht me Stradivarius është Mango, dhe thash të shoh një xhaketë me kuadrate ose gingham. Zakonisht nuk gjej masa, por isha në momentin e duhur. A e di sa bukur duket një xhaketë gingham tek vajzat brune? Harmonizohet aq mirë me tiparet dhe me flokët, madje mund ta kombinosh me shumë gjëra në gardërobë. Po ju tregoj dy kombinime që bëra unë me të njëjtën xhaketë. Mora dhe këpucët me të njëjtin print, se ishin më pak se 2,000 lekë të reja. Pagova gjithsej 6,890 lekë të reja, dhe kam bërë minimalisht 12 kombinime të ndryshme me ato që bleva.