Posted on Leave a comment

Ja çfarë mund të blesh për 8 Marsin

Sido qoftë 8 Marsi, ditë feste apo proteste, nuk i shmangemi dot dhuratave. E meqë kemi shumë të tilla në listë për të bërë, më lini t’ju tregoj një vend ku nuk do ju duhet të lini rrogën me dhurata. Madje ka për të gjitha moshat, që nga zonjushat e deri tek gjyshet me stil.

Isha sëfundmi tek Cliche, dyqani për të cilin do t’ju flas sot, për të zgjedhur dhuratat e mia. Me lini t’ju tregoj disa nga të preferuarat e mia.

Ka shumë artikuj që më ngelën në mend, duke filluar nga spilat, varëset me perla dhe vathët argjendi. Kishte edhe dizajne interesante për ne që na pëlqen moda dhe trendet. Sidomos çantat e bardha ishin një dashuri.

Pastaj setet e floririt, që kanë dhe ndonjë perlë tek tuk janë “must”, por përshaten edhe me gardërobat tona. Mund t`i kombinoni me këmisha të bardha apo dhe të kuqe.

Unazat dhe vathët mund t`i mbani pa frikë sepse janë rezistente ndaj ujit dhe oksidimit. Pra i keni për një kohë të gjatë.

Këtë sezon rekomandohet të keni një çantë mustardë dhe një të bardhë në gardërobë. E kombinoni me kostume monochrome.

Keni kaq shumë mundësi zgjedhjesh, sa jam e sigurt se edhe blerësit më tekanjozë, si puna ime, do kënaqeshin. Vizito një nga dyqanet e Cliché (në rrugën Myslym Shyri ose tek Libri Universitar) dhe shijo koleksionet e reja plot detaje me rastin e festave.