Posted on Leave a comment

Ja çfarë vesha mbrëmë tek Kriper

Mbrëmjet në fillim javë janë paksa të zymta në kryeqytet. Ata që festuan në fundjavë e bëjnë pushim. Të tjerët preferojnë t’i ruajnë energjitë për të enjten tek Latini. Ndaj vendosa të dilja pikërisht dje, sepse e dija që nuk do kishte shumë njerëz vërdallë.

Kriper është restoranti italian, i inauguruar në nëntor të vitit të kaluar, i cili më kujton vendet e mia të preferuara në Torino. Ku mund të konsumosh pasta ose peshk në një mënyrë shumë novatore. Pjatat duken kaq të bukura, si ndërtime të vogla me arkitekturë moderne.

Kriper.it

Një nga gjërat më të veçanta, që nuk e gjen askund tjetër, ishte dhoma e make-up-it, ku mund të grimoheshe pa ngut. Madje bëje dhe një selfie në fund.

Dhoma e Make-up-it tek Kriper

Zgjodha fustanin e gjelbër, me pika të zeza asimetrike, të cilin e kombinova me një çantë kuti, po me pika.

Kriper, kati i dytë

Kjo ishte salla prive në katin e dytë, një ambjent i cili preferohej për festat private.

E kush më mirë se Italianët di t’i bëjë pastat kaq të bukura dhe me shije! Në këtë rast ishin ravioli të mbushura me salmon dhe kërpudha.

Cocktail jeshil, i kombinuar me veshjen time

Kur më erdhi cocktail-i jeshil, mendova që ishte mirëseardhja më e bukur që kisha marrë ndonjëherë. Baristi na i kishte bërë pijet sipas ngjyrës së veshjes.

Tortë me pistacchio dhe çokollatë

Në fund të mbrëmjes, na shërbyen dy lloje tortash, një me pistacchio dhe tjetra me çokollatë. Nuk kishte mbyllje më të mirë të ditës!