Posted on Leave a comment

Ja çfarë vesha sot

Meqë është e hënë, mendova ta bëj pak më interesante veshjen. Se meqë thonë “fillimi i mbarë është dhe gjysma e punës”, ndaj.

Vendosa të vishem me kostum, dhe tani që kam ndryshuar dhe ngjyrën e flokëve, mund të vishem me rozë pa u shqetësuar shumë. Sepse me flokët e zeza nuk më shkojnë nuancat pastel.

Processed with VSCO with dog1 preset

Gjithsesi theksi nuk është tek kostumi në këtë rast, por tek shalli. Zgjodha një që kishte rozë dhe mustardë, patjetër mëndafsh, dhe i mesëm. Zgjodha varse dhe një unazë tek gishti i vogël si aksesor. Kam veshur atlete, edhe pse nuk duken nga pozicioni i fotos. Mbajta pallton me kuadrate lart dhe jakën e pelushit.

Processed with VSCO with dog1 preset