Posted on Leave a comment

Ja çfarë vesha sot

E fillova ditën duke përsëritur fjalinë “është kostum dhe jo fustan”, kujtdo që më komplimentoi veshjen. Kostumi im i pazakontë velvet i zi, me speca djegës, tërhoqi vëmendjen e kalimtarëve gjatë paradites. Jo se ishte më i bukuri në botë, por dukej si fustan, veçse nuk i dallohej ana nga e cila vishej, sepse nuk kishte zinxhir.

Ose ndoshta po shihnin getat e kuqe me lule të vogla, që i kam blerë tek Bernardi në Itali shumë vite më parë. Sidoqoftë, unë u ndjeva më se komode, sepse kostumi/fustan (këmishë dhe fund veref), është elastik, nuk mban aspak rrudhë, dhe për më tepër është i ngrohtë. Këpucët i zgjodha me të njëjtën ngjyrë si getat, për të dhënë idenë e çizmeve.

E fillova ditën sot tek Xheko Imperial, i cili është ndër të paktat vende ku të duket vetja si jashtë shteti. Mëngjesi ishte bufe dhe cappuccino me kanellë. Nuk kishte si fillonte më mirë dita!