Posted on Leave a comment

Java e modës në New York është e preferuara ime

Kur e ke modën mënyrë jetese, çdo ditë të duket sikur është javë mode. Por zyrtarisht, në New York mbahet dy herë në vit, një herë në shtator dhe pastaj në shkurt. Eventet mbledhin zonjat që heqin xhupat e trashë, vishen me pallton Teddy Bear dhe gjykojnë trendin e ri pas syzeve me xhama rozë. 

Sa mirë që sfilatat që po bëhen tani në New York, duket sikur janë derivat i trendit aktual. Madje fillimisht mund t’i ngatërrosh edhe me koleksionin e verës 2019 (ndërkohë që pranverë-vera 2019 u mbajt në shtator 2018). 

Kanë kaq shumë ngjyra, fustane me rripa, tyl, dekolte, sandale dhe shumë pak pallto e xhaketa. Pra mund t’i blesh menjëherë, pa patur nevojë të presësh 6 muaj. Vishen pa frikë që në sezonin aktual, kaq komode është bërë tani moda. Nuk munguan as ata dizajner që krijuan gjëra të stërmëdha për pasarelë, me tyle shumëngjyrëshe. Edhe ato mund t’i blesh, e ti veshësh në punë (sigurisht po qe se punon në Vogue). Shërbeheshin dhe pizza në sfilatën e Rosie Assoulin, ëmbëlsira dhe çaj. Cappuccino tek ato që fillonin herët në mëngjes. Pa përmendur koleksionet që secili dizajner kishte sjellë kreativitet dhe plot gjëra të bukura. Poshtë tek galeria keni disa nga veshjet që spikatën (fotot janë marrë nga Man Repeller.

Zyrtarisht, edhe pse është pak herët ta them, java e modës në New York është e preferuara ime.