Posted on Leave a comment

Je e dobët dhe prapë s’di ç’të veshësh? Ja pse s’duhet të shqetësohesh

Sa ishim të vogla na thoshin, “ha se do rritesh”, kur u rritëm na thanë, “mos ha kaq shumë se shëndoshesh“. Kur u dobësuam, “po ha pak se je kockë e lëkurë”. Po mirë, ç’të keqe ka të jesh e shëndetshme ose kockë e lëkurë? Kush i vendosi standartet e bukurisë?


Subscribe to our newsletter!


Sa herë bëhet fjalë për bukuri, i kthejmë sytë nga Fashion Week. Vajza shumë të dobëta, mbi 1,73 m, ecin mbi taka 12 cm në një rrugë të ngushtë, veshur me rrobat e dizenjuara enkas për trupin e tyre.
Duken aq bukur, sa bëjnë blerësit të çmenden pas veshjes së tyre. Kot nuk ka dalë dhe shprehja, “je e bukur si modele”.



Të gjesh veshje apo të qepësh veshje për masën XS (po ju flas nga eskperienca), është më e thjesht se sa të veshësh dikë me masë Large, XL apo XXL. Vetë industria e modës të jep një dorë në këtë pjesë sepse masat standarte janë bërë për vajzat e pasarelave.

Por ja që me modën e re, alla Kim Kardashian, duan të gjitha forma të theksuara. Po a i shkon çdokujt të veshë ato pantallonat xhins me bel të lartë që theksojnë belin dhe fundshpinën? Që nën atë veshjen e ngushtë fshihet një vajzë e kolme që dikur ka qenë masë XS?
Nga ai trupi elegant që mund të vishte çfardo, tani mban spanx dhe vesh astar poshtë fundeve që të mbulosh celulitin? (E kam provuar vetë më besoni).


Çdo masë ka veçantinë e saj, dhe secilës i shkojnë dizajne të ndryshme.
Dikush ka mundësinë të konsumojë Cheetos kur sheh film në darkë (mos më gjykoni se janë shumë të mira haha), dhe dikush ha selino dhe karrota. Por në fund të fundit, me kombinimin e duhur dhe përzgjedhjen e stilit ideal, mund të fshehësh apo vësh në pah ç’të duash nga trupi jot. Dhe mos harro, ti je e bukur në çdo masë!