Posted on Leave a comment

Karficat me perla mund t’i vendosim edhe në punë. Ja se si

Një nga pyetjet që i kam bërë Google-s së fundmi ka qenë “si t’i mbaj karficat për paradite”. U nisa nga një vajzë që pash pardje në bllok, qe cila kishte vendosur aq shumë të tilla sa mezi dukej vija ndarëse e flokëve. Dukej këndshëm, për një sfilatë mode, ose për një mbrëmje mes mikeshash (tipi i “Sex and the City”). Por ndoshta nuk mund të mbahen për në punë, zyrë ose evente formale.

Po ju tregoj fillimisht dy nga mënyrat si i vendosa unë sot karficat, pastaj kam përzgjedhur disa sugjerime për punë. Sot, meqë ishte e diel, mendova të vendos më shumë se sa një. Por nuk do guxoja t’i kombinoja kështu të hënën për punë, edhe pse unë merrem me modë.

Kombinimi i dytë më erdhi për këmishën me pika që kam blerë sëfundmi. Meqë ajo ka një dekolte të këndshme, mblodha flokët dhe vendosa 3 karficat. Dy paralelisht mbrapa, dhe një anash.

Pak a shumë në këtë pozicion. Për punë do t’ju duhet një lloj tjetër karfice, ai që është pak më i shkurtër.

Shumica e editoreve të modës rekomandonin këtë opsion. Por ka disa lloje të tjera edhe më minimaliste. Po ju lë të shijoni galerinë, meqë është dhe e diel, ju duhet pak frymëzim për javën.