Posted on Leave a comment

Këmishat e bardha duhet të kenë patjeter detaje

Shumica e dizajnerëve që njoh, kanë një shprehje të përbashkët, “detajet bëjnë diferencën”. Me detaj nuk nënkuptohen ato lulet e mëdha me spila të ndritshme, ose shalle plot me ngjyra. Disa here detajet janë të padukshme, ose i gjen brenda veshjes.

Këmishat e bardha janë ndër dizajnet më bazike, dhe si të tilla ndonjëherë bëhen të zakonshme. Sidomos kur i vesh me xhinse, funde apo fustane laps, etj. Kam bërë disa kërkime se cilat këmisha mund të jenë më interesante.

Sass boutique

Këtë këmishën e kam blerë sëfundmi në një nga butikët online. E vesha me pantallona të zeza, pastaj me xhinse. Në të dyja mënyrat dukej interesante, por do preferoja xhinset me shall XXL mëndafshi.

Janë kaq të bukura kur i vishni casual. Madje, me shapka ose loafers duken më bukur se me asnjë kombinim tjetër.

Kam lexuar para disa kohësh në Vogue se një këmishë e mirë dallohet nga jaka. Nëse ajo është cilësore, do ndryshojë tërësisht pamjen e veshjes.

Zgjidhini paksa oversize. Kanë pamje më mashkullore dhe më sensuale.