Nga Stela Sallaku/Ju kujtohet fundi me pupla i kombinuar me pulovrën kashmiri në çmimet, në tapetin e kuq, ose veshja xhins në mbrëmjen Gala në 2012-ën? Shumë kohë përpara se Kanye West të vishej me xhinse në tapetin e kuq.


Jenna është fashion designer si dhe bussines woman dhe ka qënë drejtoresha kreative e brandit J.Crew për 26 vjet. Ajo ka vënë disa rregulla të reja në botën e modës me stilin e saj të pagabueshëm.

Si asnjëherë më parë ajo rishkruajti rregullat e kodit të veshjes në tapetin të kuq disa herë. Balancat ishin aq perfekte sa askush nuk mundi ta kritikonte, përkundrazi e morën shembull.
Solli vathët “statement” në trend dhe na mësoi si t`i kombinonim për paradite me këmishë dhe xhinse. I dha J.Crew-së një pantonë të ri ngjyrash vibrante të cilat ende nuk dalin nga gardëroba. Jo vetëm kaq, look-u i saj me syzet ikonë u bë shpejt tipar identifikues si dhe ajo shkoi deri në Hollywood për të marrë pjesë në një serial televiziv.

Ajo ridizenjoi pizhamet sateni dhe i përdori për paradite në një mënyrë shumë stylish. Mjafton t`u hedhësh një sy koleksioneve të J.Crew dhe e kupton diferencën mes brandeve të tjera. Jenna përdori shumë elementë nga përditshmëria duke i bërë të sofistikuar si dhe më të përdorshëm si për paradite ashtu dhe për darkë.

Në çantën e saj gjendet gjithnjë celulari, vitaminat, çelësat, bllok shënimesh, buzëkuq, Pikachu, syzet e diellit, shënimet si dhe kremin e preferuar.
Më poshtë mund të shikoni 11 gjërat që nuk i dinit për të dhe disa nga veshjet më ikonike të fotografuara./Tiranapost.al
Artikull i marrë nga blogu në Tiranapost.al “Nën lupën e Stela Sallakut”