Posted on Leave a comment

Këtë sezon, mos e merr mundimin t’i hekurosësh veshjet

Disa kohë më parë, një nga nënat që ndjek blogun, më shkruan dhe më thotë: “Kur do dalin në modë gjërat e rrudhosura që t’mos kemi nevojë të hekurosim?”.

T’ju them të drejtën, unë nuk jam tipi i veshjeve të rrudhosura. Mund të harxhoj kohë duke i hekurosur, vijëzuar pantallonat me kujdes pa lëvizur asnjë tegel anësor. Këtë herë trendi më është vënë kundër! Pikërisht sezoni i verës është jashtëzakonisht i rrudhosur.

Kryefjala janë veshjet lino, me përmbajtje pambuku dhe pak elastike. Janë ndër veshjet më komode, të freskëta si dhe të rekomanduara për vendet me temperatura të larta.