Posted on Leave a comment

Këto këto këpucët i kam blerë 3 vite më parë dhe po i vesh akoma

Në fakt nuk është termi i duhur “këpucë”, sepse janë më shumë si shapka me takë. Anglezët i quajnë mules, besoj që nëse keni lexuar shkrimet e blogut edhe më herët, e keni hasur si term.

I kam blerë 3 vjet më parë, tek Bershka në TEG. Jo se më pëlqyen dhe aq asokohe, por i bleva më shumë sepse nuk ishin shitur fare asnjë palë. Doja të kisha në gardërobë diçka unike, edhe pse ndonjëherë kjo është e pamundur. U kujtova për to disa ditë më parë, sepse më duheshin një palë këpucë për t’u kombinuar me kostumn e zi që kam qepur sëfundmi. Provova këto dhe u binda!

Po mendoja pastaj për kombinimet që kisha bërë me këto mules gjatë viteve. Disa më pëlqejnë ende, të tjerat jo dhe aq.

Ja përshembull, nëse do e vishja sërish këtë veshjen do hiqja streçet.

Këtu do ndërroja çantën me një të bardhë, ose bardhezi.

Kjo më pëlqen, ndoshta s’do bëja asnjë ndryshim këtu.

Nuk kanë kushtuar shumë, mund të jenë ndër këpucët (shapka), që i kam veshur më shpesh. Ju keni të tillë aksesorë të gardërobës kapsulë që i vishni shpesh?