Posted on Leave a comment

Kjo ishte ftesa më e veçantë që kisha marrë për emision

Kur iu përgjigja telefonatës së orës 2:22 ditën e mërkurë, nuk e parashikova aspak atë që do ndodhte. Tek emisioni i Bieta Sulos në Top Channel, ftesë në 5, kam qenë disa herë për tema të ndryshme lidhur me modën apo lifestyle. Por dhe për të folur për blogun tim në tiranapost.al, “nën lupën e Stela Sallakut”. Këtë herë do flisnim për Karl Lagerfeld dhe Choupette, macen e tij pasanike. Duhet të korigjohem sepse kam bërë një lapsus në emision lidhur me të, macen ia ka dhuruar miku, jo mikesha (por duke qenë se friend në anglisht thuhet për të dyja gjinitë,më ka ngatërruar). Gjithsesi, këtë herë protagoniste nuk isha unë, por maçoku im, Luka.

Po ju tregoj pak për të, Lukën ma dhuruan para disa muajsh. Emri fillestar që kisha menduar për të ishte Odri, por me shumicë votash zgjodhëm ospionin e dytë. Luka është maçoku më i dashur dhe lozonjar që mund të keni njohur ndonjëherë. Miqësohet fare thjesht me çdokënd. Ashtu ishte dhe në panelin me të ftuarit e djeshëm.

Xhaketa ime është një prej dizajneve të fundit me të cilët po punoj tani. Copa quhet “brocade” dhe është mjaft e rënduar. Me pantallonat velvet mjaltë kombinohej më mirë se sa me nuancat e tjera. Por edhe me xhins, ngjyra neutrale apo me ndonjë kaki duket këndshëm.

Më pyetën miqtë se si mundi Luka të duronte nje orë emision, transportin dhe duartrokitjet. Të jem e sinqertë nuk e di përgjigjen, mbase duhet ta marr më shpesh nëpër media. https://youtu.be/VF_o0QOfgFs