Posted on Leave a comment

Kostumi i plazhit që vesha dje, është nga ata të gardërobës kapsulë

Nuk është çudi ose eveniment të kombinosh mbathjet e njërit kostum me sytjenat e kostumit tjetër. Sidomos kur ke nuanca thuajse të njëjta. Pikërisht ky lloj trendi është trumpetuar 3 sezonet e fundit.

Por të veshësh këmishë në plazh në vend të kimonosë? Shumë do thoshin “jo”. Disa sepse mendojnë që është zgjedhje shumë e zakonshme, të tjerë duan të jenë më të mbuluar sa i takon këmbëve. Unë dua prakticitetin. Dhe pak stil nga vitet ‘80-‘90.

E zeza kombinohet më së miri me jeshilen, trendin e momentit. Megjithatë kombinimet bardhezi nuk dalin kurrë nga moda, sipas Chanel. Këto sytjenat janë një nga blerjet e reja, por kurrë nuk i kam veshur me mbathjet e veta. Ndërsa këto mbathjet e zeza i kam qepur me një kanotjere të shkurtër me zinxhir metalik.

Mund ta vesh prapë edhe vitin që vjen, edhe atë që vjen pas tij etj. Është pjesë e gardërobës time kapsulë.