Posted on Leave a comment

Më fal, po çfarë filtri përdor?

Kur e pyeti Bieta Sulo Anjeza Dyrmishin, se nga u frymëzua për projektin e fundit me influncueset, “prano veten”, kjo e fundit i tha se ishte lodhur nga kërkesat e klienteve për të përdorur fotoshopin. Madje, disi në kofidencë, tha se disa i kerkonin të ndërronte dhe lenten e aparatit, sepse ajo i tregoka të shëndetshme.


Deri para disa vitesh, ne njihnim vetem ata aparatët me film, që kishin 26-32 shkrepje. Shumica e fotove digjeshin, tek disa ishe me sy të mbyllur ose të kuq, si vampir, tek të tjerat kishe dalë me fisin.
Ato fotot më të mira, i vinin nëpër korniza, se kishin dalë dajot, tezet, të cilët iknin pas gushtit nëpër shtëpiat e tyre jashtë shteti. Ajo foto mbahej aty, se si dihej kur mblidheshin më. E ti ishe i detyruar të shihje vete çdo ditë, me sy mbyllur, në foto me dajot.
Po sot? Sot shpenzojmë 3 orë duke rrëmuar dollapin për të gjetur kombinimin e duhur, dhe e gjen më në fund, kujton se 456 këpucët që ke, s’të bëjnë punë. Duhet të blesh të reja.

Butiku që ke marrë fustanin, ka gjëra yll. Dhe të ka thënë, si me gjysëm zëri, më bëj tag kur ta veshësh. Tagu, në kohët e sotme, qenka si ato qokat e dikushme. Kur shkonim te komshia për një rast, dhe linim lekë tek filxhani i kafes. Duhej kthyer qoka, se po të mos e kthehje, e merrte vesh lagja, ose Instagram-i sot.
Pasi i ke bërë gati të gjitha, telefonon fotografin, njeriun më me pozitë sot për sot në rrjete sociale, ai që mban sekretet më të mëdha të shoqërisë sot, madje di më shumë edhe se CIA.
Bën fotot, dhe pas 100 pozave, dikur gjen një që dukesh e hollë e gjatë, shkëqen porsi diell, nga highlighter-i, të cilin e ke vënë tek faqet për t’u dukur sa më natyrale. Dhe në fund, pasi e ke postuar të shkretën foto, të vijnë 10 mesazhe, “më fal, por çfarë filtri ke përdorur?”

Subscribe to our newsletter!

Anjezën e gjeni tek:
www.anjezadyrmishi.com