Posted on Leave a comment

Më lejoni t’ju flas pak për aksesorët e sotëm

Kam kuptuar sëfundmi se nuanca që më shkon më shumë është e kuqja. Jo se më përpara nuk e kam veshur, por nuk më ka pëlqyer vetja asnjëherë me të. E bukura është se kjo nuancë kombinohet lehtësisht me shumë gjëra që kemi në dollap, me bardhezi, mjaltë, nuanca toke etj.

Do t’ju flas pak më vonë për veshjen që kisha sot, e cila bëri kokat të ktheheshin kur kaloja. Por mendoj se theksin e duhur e mori nga aksesorët.

Çantën e zgjodha bardh dhe gri, me rrip të gjatë nga Cliche.

Shalli dhe çanta nga Cliche Albania

Vathët i zgjodha me perlë në formën e pikës së ujit. Më pëlqen shumë ky dizajn dhe jo ai standarti.

Xhaketën që vesha paradite e kam blerë sëfundmi tek Mango, madje ishte dhe me 50% ulje. E kam veshur aq shpesh këto javë duke filluar nga xhinset, pantallonat dok, fund dhe fustan të kuq, etj.

Për thonjtë më frymëzoi Dita Von Teese, sepse më duhej një detaj i kuq për ta thyer bardhezinë e xhaketës.

Vesha triko të kuqe paradite, fund gri dhe xhaketën me kuadrate. Ndërsa për mbrëmje mbajta të njëjtët aksesorë me kostumin e kuq. Si ju duket?