Posted on Leave a comment

Me triko leshi është dhe moda

Deri para viteve ‘90, trikot e leshta punoheshin nga gjyshet me ato shtizat karakteristike rozë. Kush kishte gjyshet më të talentuara për punime dore, kishte nga ato trikot me motive gërshetash, gjethesh, pom-pom dhe disa ngjyrshe. Nuk mbaheshin për veshje sqimatare, ama të mbanin ngrohtë në dimër.

Sot ama kanë ndryshuar shumë kohët. Vetëm tani që po shkruaja artikullin, më erdhën në mend 8 lloje të ndryshme trikosh të cilat do dukeshin shumë chic. Sepse me trendin e ri, mund të krijosh plot kombinime me to, madje nuk kanë as kufizim. I vesh me xhinse, pantallona kostumi, funde laps, funde me pala, funde chiffon të holla etj.

Madje dhe këpucët që kombinohen me to, janë kaq të bukura!


Kombinimi më interesant i trikove është pikërisht ky me getat me printe. Qofshin të bardha, të zeza, për ato më guximtaret edhe të kuqe. Përveçse duken plot sharm, janë dhe të ngrohta. Për paradite nuk ke nevojë të veshësh as xhaketë ose pallto sipër.

Me këmisha poshtë duken akoma më interesante, madje i vishni edhe në zyrë. Ndaj mos ngurroni, hapni dollapët dhe kontrolloni për trikot e gjysheve. Nëse i keni dhuruara apo hedhur, keni plot tek Mango, Zara apo H&M. Të preferuarat e mija i gjeni tek Marks and Spencer. Epo, shopping të mbarë!