Posted on Leave a comment

Meghan i çoi veshjet e shtatzënisë në tjetër nivel. Mëkat të mos ia kopjojmë

Po të keni parë filmin “Suits” nuk do t`ju shkonte kurrë mendja që ajo zonja e hekurt dhe shumë sensuale, Meghan Markle, do shndërrohej në një vashë romantike me shije në modë. Elle shkruante se dukesha e Sussex ka ndryshuar tërësisht shije në modë. Tani mban fustane në ngjyra toke, ndonjë blu tek tuk, të kuqe dhe nuancat bazike. Për sot kemi përzgjedhur veshje nga shtatëzania e Meghan Markle, nga e cila mund të frymëzohemi dhe mësojmë. E fillojme me ato më të thjeshtat për t`u kombinuar, e më pas sugjerimet.

 (Foto nga Google)

Dukesha shtatzënë e Sussex parakaloi me veshjen e qëndisur me temina në formë gjethesh, në London Palladium, dhe shkëlqeu! Kanotjerja kushtonte jo më pak se 895 paund ndërsa fundi 850 paund, të dy dizajne të Safiyaa-s. Duket si fustan, nga kombinimi mes bardhezisë, dhe padyshim që është ideal për evente.

 (Foto nga Pinterest)

Kam dëgjuar shpesh të thuhet se grave shtatzëna nuk i shkojnë ngjyrat e ndezura. Jam dakort deri diku, sepse po të kesh tonalitet të artë lëkure, blloqet e ngjyrave duken kaq bukur.

 (Foto nga Pinterest)

E zezë nga koka deri tek kaviljet, e tregon siluetën më elegante. Mund ta vishni për në punë apo evente në mbrëmje. I vetmi sugjerim është që copat t`i zgjidhni të cilësisë më të mirë.

 (Foto nga Pinterest)

Fustanet veref që nga supet, janë veshjet më të bukura dizenjuar për zonjat shtatëzënë. Madje mund t`i veshin edhe më vonë duke i kombinuar më atlete ose stiletto.

 (Foto nga Pinterest)

Ky është një nga kombinimet më të bukura që kam parë për zonjat shtatëzënë. Këmishën (të cilën e keni pjesë të gardërobës kapsulë), nëse e keni zgjedhur pak oversize, mund ta vishni edhe gjatë periudhës së pritjes së ëmbël.

Pesë sugjerime

 (Foto nga Pinterest)

Më pëlqen idea e kombinimit të bluzës me vija, por për mamat që do vishnin të njëjtën gjë, do sugjeroja që të zgjidhnin një bluzë me vija vertikale.

 (Foto nga Pinterest)

Nuk e di pse këto nuancat qumësht janë shumë tekanjoze për t`u kombinuar. Meghan duket bukur në këtë rast, sepse e ka kombinuar me jeshilen ushtarake dhe stiletto. Por nuk do t`jua sugjeroja kujtdo si kombinim. Nga ky look frymëzohuni vetëm nga pallto, dhe fustanin zgjidheni kamel.

 (Foto nga Pinterest)

Në këtë rast, një xhaketë me prerje kutie do i rrinte më mirë fustanit. Por edhe një gri, në vend të blush-it do harmonizohej më mirë me fustanin.

 (Foto nga Pinterest)

Nuancat pastel si dhe thuajse të gjitha tonalitetet e blusë janë “shpëtimtare” kur vjen puna për eventet gala. Ndaj mos i kurseni as në muajt e shtatëzanisë. Por nuk e di pse flokët me vijë në mes, dhe me onde të mëdha, kombinohen më mirë me xhaketa lëkure dhe xhinse të ngushta.

 (Foto nga Pinterest)

Visheni pa frikë këtë fustanin e derdhur me mëngët “regland”. Edhe po të ishte më i shkurtër, nuk do dukej keq.

Marrë nga blogu në Tiranapost.al “Nën lupën e Stela Sallakut”