Posted on Leave a comment

Nami u beftë, le të vishemi te gjitha me mini

Të veshësh mini fustan për festa është bërë një gjë e zakonshme tashmë. Në mos mini fustan, mini fund po. Me një triko të leshtë me ngjyrat më festive të sezonit. Edhe dizajnerat sikur na kanë lexuar mendjen, se janë kursyer tek copat e fustaneve ca si shumë. Sa më i shkurtër aq më interesant dhe me stil. Po ju tregoj të preferuarit e mi, edhe pse mund të jem betuar se nuk vesh të shkurtra, këtë sezon festiv dua t’i provoj.

Me një fustan të tillë shkëlqen në çdo lloj eventi, si në Krishtlindje, Vit të Ri, apo mbrëmje me miqtë. Nuk është as i ekzagjeruar, madje ka një nuancë karamele. Ok, ndoshta të kishte pak më pak volum tek mëngët. Por gjithsesi është i bukur.

Ky është e kundërta e atij më lart. Harmonizimi i tylit me copën bazë të fustanit e bën të duket edhe chic, por edhe sensual.

Një nga fustanet që mund ta vishni me shoqërinë pasi të keni festuar me familjen. Unë do kisha zgjedhur ta vishja me çizme të gjata kamosh.

Meqë miti i të veshurit me të kuqe nga koka tek këmbët sikur po thyhet dalëngadalë, është koha të gjejmë ngjyra të tjera alternative që na nxjerrin në pah tiparet dhe sytë. Një blu cerulean do ishte zgjedhja ime e parë, e dyta jeshile smerald.

Është kategorizuar si fustani më i bukur i sezonit. Dhe kanë plotësisht të drejtë sepse që kur doli në pasarela dukej që do ishte një nga “must-et”.

Asimetrinë nuk e kemi vetëm tek veshjet e përditshme, por dhe tek fustanet e mbrëmjes. Dhe duken kaq bukur dhe me stil.

Nuanca më e bukur pas të zezës është pikërisht kjo. Është ngjyrë sekondare e cila krijohet nga bashkimi i blusë me të zezë dhe të verdhë. Ndaj është dhe kaq e veçantë. Dizajni është i viteve ‘90, patjetër i kanë shtuar plot detaje futuriste. Janë kategorizuar nga Vogue fustanet më “uau” të fundvitit, dhe unë s’kam se si të mos bie dakort./Tiranapost.al

Artikulli është marrë nga blogu “Nën lupën e Stela Sallakut” në Tiranapost.al