Posted on Leave a comment

Një aromë për secilin stil veshjeje

(English below)

Kam disa muaj që po provoj disa prej aromave të linjës prestigjoze italiane, Acqua di Parma. Ashtu si padashur, më katapultuan nëpër fushat me agrumet italiane, ku mu shfaqën përballë koleksionet me veshjet e Dolce&Gabbana, festat luksoze dhe pamjet e perëndimit të diellit në bregdetin mesdhetar. Më lini të ndaj me ju ndjesitë që kisha çdo ditë sapo e hidhja secilën prej tyre.

Arancia di Capri

Të kujton aromën e pemës së portokalleve. Është intensive dhe ka tone të ftohta.

Rosa Nobile

Aromë intensive dhe dominante, por nuk të lodhte. Përkundrazi,sa më shumë kalon koha, aq më i mirë bëhet. Është aroma tipike e një businesswoman që vesh kostume të shtrenjta dhe këmisha mëndafshi.

Peonia Nobile

Pasi je prezantuar me aromën dehëse të Peonia Nobile, nuk do të ndahesh më nga ajo. Është ideale për zonjat me çanta lëkure dhe fustane me lule.

Colonia

Aroma më e fortë me të cilën jam prezantuar sëfundmi. Ndryshon tek lëkura ime me atë të një mashkulli. Tek unë ëmbëlsohet, me atë fisnikërinë që i karakterizon agrumet e Sicilisë. Është tërësisht klasike, me tonë të athëta. I shkon një mashkulli i cili preferon kostumet blu me këmisha të bardha dhe aksesorë minimalistë.

Colonia club

Nëse një zotëri mban këtë aromë, do dallojë edhe në turmën më të dendur me njerëz. Intensive dhe e sofistikuar janë dy mbiemrat që i shkojnë përshtat.

Ambra

Aroma të sjell në mendje zotërinjtë me kapele fedora, xhaketë të leshtë, por jo të kombinuar me pantallonat. Këmisha xhins i jep tone vintage look-ut.

Gelsomino Nobile

Një ndër përbërësit e tij është aroma e drurit, e cila e zbut intensitetin e mandarinave Italiane. Duket si e theksuar në fillim, por për pak minuta bëhet njësh me lëkurën. Ideal për zonjat me kostume ose fustane pastel.

Ginepro di Sardegna

Aroma më energjike e spektrit, si dhe ajo më e ëmbla. Do një veshje casual, me t-shirt dhe pantallona dok.

Bergamotto di Calabria

Është aroma tipike e fundjavës, sidomos kur keni planifikuar drekë me familjen në nje vend me park.

Colonia Intensa

Përshatet për zonjat por dhe për zotërinjtë. Madje ndryshon aq shumë në lëkurën e secilit sa mund të pyesësh veten nëse është i njëjti parfum që keni përdorur. Do thoja që është i duhuri për çiftet me profesion inxhinierie, arkitekture apo shkenca kompjuterike.

Magnolia Nobile

Është aroma e dytë e preferuar e imja, pas Peonias. E imagjinoj në lëkurën e një zonjushe që vesh golf, xhaketë me kuadrate dhe xhinse. Pak ose aspak make-up, por me këpucë “statement”.

Mandorlo di Sicilia

Një nga parfumet me ambalazhin blu, i cili të kujton akulloret me vanilje, këmishat e mëndafshit dhe fundet laps. Meqë është unisex, mund ta mbajë një mashkull që preferon minimalizmin. Këmishë të bardhë ose gri, pantallona gri të errët, me këpucë oxford.

Mirto di Panarea

Mirto i shkon një zotërie që preferon këmisha lino dhe pantallona në nuancë të fildishtë. Mund të mbahet që në mëngjes e deri në mbrëmje.

A fragrance for every style

It’s been some months that I’m trying some fragrances from the Italian prestigious line Acqua Di Parma. Suddenly my imagination takes me to the Italian citric fruits fields. This fragrance brings to mind the Dolce&Gabbana collections blended with luxury parties and sunsets in the Mediterranean seaside. Let me share with you some the feelings I had while wearing each one of them.  

Arancia di Capri

It reminds you of the fragrance of orange trees. It’s intensive and has strong flavors. 

Rosa Nobile

A fragrance that is intensive and dominant, but in the same time you don’t get tired of it. On the contrary, the more time passes the better it gets. It’s the typical fragrance of a businesswoman, who wears expensive outfits and silk shirts.

Peonia Nobile   

After you’ve been introduced with Peonia Nobile’s enchanting fragrance you wouldn’t part from it.  It’s ideal for ladies who use leather purses and flower dresses.

Colonia

The strongest fragrance I’ve been introduced lately. Itchanges from my skin to that of a man. In me it becomes sweeter. It surrounds you with the nobility that is characteristic of Sicilian oranges. It’s totally classic, with sour flavors. It’s for men who usually wear blue suits with white shirts and minimal accessories. 

Colonia Club

If a gentleman wears this fragrance he will be noticed even on the thickest crowd. A fragrance best described as intensive and sophisticated.

Ambra

This fragrance brings to mind gentleman who wear Fedora hats, and wool jackets but not combined with the pants. A jeans shirt would give the look a vintage feel.  

Gelsomino Nobile

One of its ingredients is its wooden smell, which lowers the intensity of the Italian mandarins. It feels strong in the beginning but blends in with the skin, ideal for ladies who wear suits and pastel dresses. 

Ginepro di Sardegna

The most energetic fragrance of this specter and the sweetest needs a casual attire; t-shirt and khaki pants. 

Bergamotto di Calabria

It’s the typical fragrance of the weekend, especially when you plan to eat lunch with your family somewhere outside near a park. 

Colonia Intensa

 It’s adequate for men and women, but it shows differently in each person’s skin, it makes a difference when you’ll find yourself wondering if it’s the same fragrance or not. I would say it’s the right fragrance for couples who areengineers or architects, or work with computer sciences. 

Magnolia Nobile

It’s my second favorite fragrance after Peonia. I can imagine it on a lady who wears turtlenecks, square jackets and jeans, little or no make-up at all and “statement” shoes. 

Mandorlo di Sicilia

A fragrance wrapped in blue, which reminds me of vanilla ice-cream, silk shirts and pencil skirts. Since its unisex it can be worn by a man who prefers minimalism. Black or white shirt, dark grey pants along with oxford shoes 

Miarto di Panarea

 Mirto can be worn by a man who prefers linen shirts, and pants with a certain ivory shade. It can be worn from morning to evening. 

Përktheu & Përshtati Dorina Xuxi