Posted on Leave a comment

Për vajzat që e duan shopping-un aq sa unë, ja disa ide blerjesh për verën

Përveç nuancës mente, për ato festat e organizuara në verë, dua fustane të bardha. Jo nga ata të mërzitshmit, kuptohet. Me detaje të zeza ose me ndonje trëndafil spilë tek jaka.

Rruazat janë ndër aksesorët që më tundojnë gjithnjë t’i blej, sido dhe sado të jenë. Këtë sezon dua t’i vendos në plazh. (Me kostum banjo të zi).

Sandale plastike. Nuk janë të preferuarat e mia, por kombinohen kaq mirë me kostumet mëndafsh ose satin, të cilat jm e sigurt që i doni dhe ju.

Çanta kafe. E preferuara ime e çdo kohe. Kombinohet me të zeza, të bardha, rozë blush, mente etj. Thuajse me çdo nuancë të ngrohtë por dhe disa të ftohta.

Aksesorët e flokëve. I blejmë me dëshirë të madhe dhe nuk i vendosim kurrë (të paktën unë). Por kombinimi më i mirë është me xhaketa klasike dhe të strukturuara. Sidomos për ditën e premte.

Vathët. Aksesorët e preferuar të mbrëmjeve verore. Këto janë fiks për fustane rozë satin, të verdhë ose bardhezi.

Kapelet e 2021-shit janë ndryshe nga ato që kemi pasur vjet. Ndoshta vjet s’kemi blerë të reja. Provo këtë dizajn këtë sezon.

Buzëkuq magenta. Si ai i koleksionit të Louboutin. Dhe fustan në të njëjtën ngjyrë.