Posted on Leave a comment

Sa mirë do ishte të kishim një gardërobë të zgjuar

Nuk e di se sa herë mund ta kem veshur atë fustanin e zi laps nëpër evente. Vetëm 3 muajt e fundit, më ka rënë rasti ta vesh nja 4 herë. Një ditë madje e kam veshur edhe për paradite, me atlete dhe xhaketë xhins. Madje mbajta dhe një palë stiletto të zeza me vete në çantën time gjigande se thash s’i dihet nëse do dal për darkë ose jo.

Në fakt është shumë i thjeshtë, gati gati minimalist. Është velvet pambuku, por ka paksa elasticitet. Konturohet me dantellë poshtë tek fundi, dhe jaka. Nuk është ajo kadifja e vjetër që të kujton fustanin e gjyshes. Ka një efekt mat, nuk elektrizohet, ngjan mjaft elegant dhe chic. U habita se sa bukur dukej edhe me xhins.

Koleksioni “Your smart wardrobe” i Lindex

“Sa mirë do ishte të kisha disa gjëra kaq praktike në dollap”, mendova por pa i shkëputur sytë nga fustani i zi. Më erdhi natyrshëm të hapja rrjetet sociale, në kërkim të vajzave që vishen me gjëra praktike. Ose siç i themi, nga gardëroba “e zgjuar” (my smart wardrobe). Ma kujtoi dyqani i Lindex termin, sepse koleksioni i tyre i ri, kapsulë, ishte konceptuar të kombinohej lehtësisht me çdo gjë.

Veshja nga Lindex

Ngjyrat prej të cilave përbëhet koleksioni janë ato bazike (e bardhë dhe e zezë), tone toke (kafe, kanellë dhe cappuccino), lejla dhe e kuqe në portokalli.

Marigona Nila

Nina vishet shpesh nga gardëroba kapsule. Ka disa elementë që mund t’i quash pa frikë “smart”, si kjo pallto gri pa mëngë që e ka kombinuar me disa gjëra të ndryshme.

Arjena Duçi

Pantallonat e bardha (që i gjeni edhe tek Lindex), Arjena i kombinon shpesh me kitten heel, këmisha dhe ndonjë berretë tek tuk.

Dajana Dako

Kur printi “vintage”, polka dot, unifikohet me casual (xhins), krijohet ai kombinimi timeless. Të dyja janë pjesë e Smart Wardrobe, ndaj Dajana i harmonizon sipas ditëve.

Jonida Maliqi

Edhe Jonida i preferon këmishat xhins, duke i kombinuar në mënyrën e saj me pardesy bezhë. Syzet i japin detajin avant-garde veshjes.

Foto nga Instagram

Ka plot vajza blogere ose që pëlqejnë modën dhe veshjet, të cilat bazohen tek elementët bazikë të gardërobës. Mendoj që është një ndër zgjedhjet më të zgjuara të kombinosh trendet, me veshje ekzistuese të cilat mund t’i kemi prej kohësh.

Foto nga Instagram

Sa mirë do ishte të kishim sa më shumë veshje “smart” në dollap, sepse do kishim gjithnjë një plan B!