Posted on Leave a comment

Shtatzënë dhe me stil? Po, është e mundur

Shumë herë kur lexojmë artikuj mode nëpër revista prestigjoze themi “ah, epo ku t’i gjej unë këto veshjet”. Kështu kam menduar dhe unë, saqë dilja për shopping menjëherë me Vogue në dorë. Përfundoja që blija gjëra tërësisht të reja, që nuk kisha as se ku t’i vishja dhe për më tepër nuk i kombinoja dot.

Këtë e kam dëgjuar akoma më shpesh nga zonjat që presin të bëhen mami, ndaj sot dua të flasim pikërisht për këtë. Para disa javësh më shkruajti një zonjë që më pyeste se si mund të vishej me stil gjatë muajve të shatëzanisë. Këto vajza që do t`ju tregoj sot vishen me stil çdo ditë, por sidomos gjatë 9 muajve të shatzanisë kanë patur një tjetër sharm. Frymëzohuni dhe merrni ide të reja që nga Nasiba Adilova, Mira Duma, Blake Lively etj.