Posted on Leave a comment

Si ta kombinoj një këmishë oversize?

Epo mirë, kemi folur shpesh për këmishat oversize me prerje mashkullore. Janë ndër veshjet që janë bërë trend sëfundmi, që pas koleksioneve të Jil Sander, Gucci, The Row etj.

Për t’ju përgjigjur vajzës që më ka shkruajtur lidhur me kombinimin e një këmishe të kuqe oversize, dua t’ju jap disa shembuj konkret.

Mendimi i parë që na vjen kur duam të kombinohemi casual, janë xhinset. Që shkojnë thuajse me çdo lloj dizajni, që nga xhaketat klasike e deri tek krijimet avant-garde.

Zoe Kravitz, edhe pse kategorizohet tek vajzat petite, nuk frikësohet nga një palë “kitten heel”. Ndaj këmishën oversize e kombinon me pantallona “flared”, dhe këpucë të verdha.

Balancimi më i mirë që mund t’i bëhet një këmishe oversize, është me pantallona xhins të gjera. Ose cowboy, për vajzat që janë nën 1.70m.

Edhe me loafers dhe xhinse “boyfriend” këmisha duket me stil. Nuk e di cilën do zgjidhja nga kombinimet, por jam e sigurt se kushdo të ishte, do shtoja aq aksesorë sa të merrte vlerën e duhur dhe të bënte njerëzit të kthenin kokat.