Posted on Leave a comment

Me triko leshi është dhe moda

Deri para viteve ‘90, trikot e leshta punoheshin nga gjyshet me ato shtizat karakteristike rozë. Kush kishte gjyshet më të talentuara për punime dore, kishte nga ato trikot me motive gërshetash, gjethesh, pom-pom dhe disa ngjyrshe. Nuk mbaheshin për veshje sqimatare, ama të mbanin ngrohtë në dimër.

Sot ama kanë ndryshuar shumë kohët. Vetëm tani që po shkruaja artikullin, më erdhën në mend 8 lloje të ndryshme trikosh të cilat do dukeshin shumë chic. Sepse me trendin e ri, mund të krijosh plot kombinime me to, madje nuk kanë as kufizim. I vesh me xhinse, pantallona kostumi, funde laps, funde me pala, funde chiffon të holla etj.

Madje dhe këpucët që kombinohen me to, janë kaq të bukura!


Kombinimi më interesant i trikove është pikërisht ky me getat me printe. Qofshin të bardha, të zeza, për ato më guximtaret edhe të kuqe. Përveçse duken plot sharm, janë dhe të ngrohta. Për paradite nuk ke nevojë të veshësh as xhaketë ose pallto sipër.

Me këmisha poshtë duken akoma më interesante, madje i vishni edhe në zyrë. Ndaj mos ngurroni, hapni dollapët dhe kontrolloni për trikot e gjysheve. Nëse i keni dhuruara apo hedhur, keni plot tek Mango, Zara apo H&M. Të preferuarat e mija i gjeni tek Marks and Spencer. Epo, shopping të mbarë!

Posted on Leave a comment

Për ty që ke qejf lëkurën, ky sezon është i gjithi dedikuar saj.

Lëkura, ose lëkura ECO, sepse industria e modës po heq dorë nga lëkura e kafshëve, është një ndër artikujt më të kërkuar. Por dhe më të vështirë për t’u kombinuar. Duke patur parasysh rregullin e artë të Pierre Balmain, veshjet e lëkurës duhet të balancohen me casual. Ndryshe dukesh si vajzat “me kamxhik”.

Ndërkohë sot unë i kam hedhur një sy veshjeve të reja që kishte nëpër butikët online. Ka aq shumë, sa po të fillosh të kërkosh, duhet një ditë e tërë të gjesh ndonjë që të pëlqen. Kështu që unë përzgjodha disa sugjerime nga Topshop, të cilat i keni këtu. Shopping të mbarë!


Posted on Leave a comment

Kur ke këpucë një ngjyrshe, shtoji një palë vathë! Si ato që kisha unë dje

Nuk e kuptoi njeri, se sferat me ngjyra që kisha mbrëmë tek eventi ku i uruam mirë se ardhjen parfumit francez, Guerlain, ishin vathë. Eventi i Prestige Group, të cilët sollën Aqua Di Parma, The Merchant Of Venice, dhe tani Guerlain, u organizua në Padam. Përpara se të krijoja veshjen, pyeta shoqërinë time të Instagram për ngjyrën e getave që do vishja. Dhe meqë shumica votuan nr. 2 (getat që vesha si përfundim), s’e bëra dysh. Në bazë të tyre zgjodha dhe këpucët.


M’u dukën shumë të thjeshta! Ndaj, po vrisja mendjen si t’i bëja pak më interesante. Këpucët i kam blerë tek Zara, vjet. Vathët kanë mbi 5 vite në kutinë e aksesorëve. Janë “clip on”, ose me kapse. Vihen lehtësisht tek “V-ja” e këpucës, pa e dëmtuar. Ndaj pa u menduar më gjatë, i vendosa. Dukeshin shumë ndryshe, sikur nuk ishin të njëjtat këpucë. Për më tepër, askush se vuri re që ishin vathë. Po j’ua tregoj më poshtë dhe lini komentet tuaja.

Subscribe to our newsletter!

Posted on Leave a comment

Më fal, po çfarë filtri përdor?

Kur e pyeti Bieta Sulo Anjeza Dyrmishin, se nga u frymëzua për projektin e fundit me influncueset, “prano veten”, kjo e fundit i tha se ishte lodhur nga kërkesat e klienteve për të përdorur fotoshopin. Madje, disi në kofidencë, tha se disa i kerkonin të ndërronte dhe lenten e aparatit, sepse ajo i tregoka të shëndetshme.


Deri para disa vitesh, ne njihnim vetem ata aparatët me film, që kishin 26-32 shkrepje. Shumica e fotove digjeshin, tek disa ishe me sy të mbyllur ose të kuq, si vampir, tek të tjerat kishe dalë me fisin.
Ato fotot më të mira, i vinin nëpër korniza, se kishin dalë dajot, tezet, të cilët iknin pas gushtit nëpër shtëpiat e tyre jashtë shteti. Ajo foto mbahej aty, se si dihej kur mblidheshin më. E ti ishe i detyruar të shihje vete çdo ditë, me sy mbyllur, në foto me dajot.
Po sot? Sot shpenzojmë 3 orë duke rrëmuar dollapin për të gjetur kombinimin e duhur, dhe e gjen më në fund, kujton se 456 këpucët që ke, s’të bëjnë punë. Duhet të blesh të reja.

Butiku që ke marrë fustanin, ka gjëra yll. Dhe të ka thënë, si me gjysëm zëri, më bëj tag kur ta veshësh. Tagu, në kohët e sotme, qenka si ato qokat e dikushme. Kur shkonim te komshia për një rast, dhe linim lekë tek filxhani i kafes. Duhej kthyer qoka, se po të mos e kthehje, e merrte vesh lagja, ose Instagram-i sot.
Pasi i ke bërë gati të gjitha, telefonon fotografin, njeriun më me pozitë sot për sot në rrjete sociale, ai që mban sekretet më të mëdha të shoqërisë sot, madje di më shumë edhe se CIA.
Bën fotot, dhe pas 100 pozave, dikur gjen një që dukesh e hollë e gjatë, shkëqen porsi diell, nga highlighter-i, të cilin e ke vënë tek faqet për t’u dukur sa më natyrale. Dhe në fund, pasi e ke postuar të shkretën foto, të vijnë 10 mesazhe, “më fal, por çfarë filtri ke përdorur?”

Subscribe to our newsletter!

Anjezën e gjeni tek:
www.anjezadyrmishi.com

Posted on Leave a comment

Rudina dhe stili që s’i ngjan askujt. Sikur politikanet e tjera t’i ngjanin asaj

Rudina Hajdari nuk është as blogere dhe as merret me modë. Por stili perëndimor i të veshurit të bën të mendosh që është influencuese mode. Dhe sa mirë do ishte sikur nga ajo të influencoheshin edhe koleget deputete. Në vend të atyre fustaneve laps, të visheshin pak më business. Në vend të rripave të belit, të mbanin rripa tek mëngët. Në vend të stiletto-ve me takë 11cm, të mbanin edhe loafers. Duket sikur posti i deputetes i ka katapultuar zonjat e parlamentit tek moda e viteve 2000 e ca, ku të gjitha përpiqeshin të shtrëngonin fustanet dhe të krihnin flokët si Rene Russo.

Ajo që të bën më shumë përshtypje në stilin e Rudinës është që nuk ka asnjë ngjashmëri me të ëmën, gjyqtaren Fatmira Hajdari. As në modelet e flokëve me volum, as në grimin e dukshëm, as në veshjet e ngushta e as në flokët bjondë.

Nuk ngjan as me koleget e saj të politikës. Nuk mban kostume të qepur kërc, as çanta të mëdha e bizhuteri të dukshme. Nuk rëndohet as kur del në ekran. Qëndron brenda stilit të fustaneve alla Victoria Beckham. Mbase e keni ndjekur intervistën e saj të fundit me Eni Vasilin dhe mund t’ju ketë rënë në sy edhe juve sa më e qetë në pamje dukej Rudina përballë gazetares.

Por le t’ia shohim më me detaje 10 veshjet që kam përzgjedhur për sot. E fillojmë nga 5 më të mirat.

 (Foto nga Instagram)

Më pëlqen tej mase thjeshtësia në veshje, sa që shumica do kishin veshur një fustan me trëndafila për të takuar persona të rëndësishëm.

 (Foto nga Instagram)

Nuk e kam parë të mbajë bizhuteri rrëzëllitëse, floriri apo me gurë të çmuar. Preferon veshjet njëngjyrëshe, që anojnë nga e bardha ose pana. Kjo nuancë i vë në pah tiparet dhe flokët.

 (Foto nga Instagram)

Më pëlqen harmonizimi i të kuqes me të bardhë dhe të zezë. Xhaketa dopiopet është një nga trendet e momentit, por kombinimi që i ka bërë është personal.

 (Foto nga Instagram)

Kur del në terren nuk vesh taka, siç do kishin bërë disa kolege. Por në vend të tyre, zgjedh çizme shiu, që janë praktike dhe komode. Veshjen e mban monochrome.

 (Foto nga Instagram)

Xhaketa me kuadrate dhe jakë të mesme i nxjerr tiparet në pah. Flokët në nuancë thuajse natyrale, i shkojnë me tiparet si dhe me trukun thuajse të padukshëm.

Pesë këshilla

 (Foto nga Instagram)

Më pëlqen nuanca e fustanit, por mendoj që një rrip më i hollë do i rrinte më mirë. Sepse ky duket sikur ia shkurton siluetën.

 (Foto nga Instagram)

Xhaketat “tweed” ndonjëherë kanë tendencën të të tregojnë më të madhe në moshë, sigurisht për shkak të dizajnit. Por ky më pëlqen, thjesht mendoj që duhet të ishte pak më e shkurtër.

 (Foto nga Instagram)

Ndoshta grija nuk është ngjyra që i rri më mirë Rudinës. Gjithsesi fustani më pëlqen.

 (Foto nga Instagram)

Dizajni i xhaketës me copën brocade më pëlqeu shumë, sepse i vë në pah ngjyrën e lëkurës. Por sugjerimi im shkon për gjysmë çizmet. Ndoshta këtu do duheshin kitten heel.

 (Foto nga Instagram)

Po të ishin këpucët bardhezi do dukej më e kompletuar veshja.

Artikull marrë nga blogu në Tiranapost.al “Nën lupën e Stela Sallakut”.

Posted on Leave a comment

Fjodora, chic në ekran e chic jashtë tij

Fjodora Fjora nuk është as blogere dhe as modele ama po t’i shohësh profilin në rrjetet sociale duket si një influencuese mode. Bën foto nëpër stola parqesh me funde tyli, atlete dhe çanta statement. Edhe kur hedh foto nga emisioni i saj “Chic”, gjithnjë duket e kuruar deri në detaje. Grimierja e preferuar ngelet Eva Dibra, ku në sallonin e saj kalon shumë kohë. I pëlqejnë pafund krijimet e reja, interesante dhe novatore, dhe këtë e di me siguri sepse e kam pyetur. Madje ajo ka qenë ndër të parat kliente të miat që më ka besuar veshjet “pret-a-porter”. Për sot kam zgjedhur 5 veshje të sajat që janë vërtet shumë interesante, madje mund t’i kopjoni menjëherë, si dhe pesë sugjerime.

 (Foto nga Instagram)

Fjodora është e gjatë, ka trup të rregullt dhe me supe të bukura. Ndaj xhaketat e lëkurës i rrinë më mirë se thuajse çdo dizajn tjetër. Me pantallona me penca, kaush, loafers dhe t-shirt, duket tamam si blogere mode.

 (Foto nga Instagram)

Track pants, ose pantallonat frymëzuar nga uniforma e policëve të amerikës i ka harmonizuar me një xhaketë lëkurë casual. Të dyja në të njëjtën nuancë të blusë, për t’i lënë vëmendjen portokallisë dhe vishnjes.

 (Foto nga Instagram)

Nëse të gjithë vishen me të kuqe për Krishtlindje, ajo zgjedh magenta dhe blu nate. Nuk do të jetë aspak si turma, por krijon kombinimet e saj të preferuara tërësisht ndryshe nga të tjerat.

 (Foto nga Instagram)

Nuk duhet të na mungojë një fustan i vogël i zi (little black dress), si i Fjodorës. Me detaje puplash, i kombinuar me stilettò.

 (Foto nga Instagram)

Kush do e kishte kombinuar me kaq guxim fustanin e zi me fru-fru, me kambale? E thyen këndshëm pjesën klasike të fustanit, me sportivitetin e kambaleve.

Pesë sugjerime

 (Foto nga Instagram)

Fustanet me jakë kaq të rrumbullakët, ndonjëherë kur është e punuar në disa copa të caktuara, nuk duket aq e bukur. Ka tendencën ta rrisë në moshë zonjën apo zonjushën që e vesh. Balluket më pëlqejnë shumë.

 (Foto nga Instagram)

Rripi i lëkurës kur mbahet kaq poshtë, nuk duket shumë mirë sepse zgjat bustin dhe shkurton këmbët. Plus që është nga ato trende të viteve ‘90 që është më mirë të mos rikthehen.

 (Foto nga Instagram)

Më pëlqen shumë kombinimi mes të zezës, portokallisë dhe këpucëve me detaje. I vetmi sugjerim që kam është për çantën. Do sugjeroja të ishte bardhezi.

 (Foto nga Instagram)

Dua të merrem pak me aksesorët këtu, specifikisht me unazat dhe orën. Është më mirë kur unazat që duam t’i mbajmë tek gishti i mesit t’i shoqërojmë dhe me një tjetër tek gishti tregues ose ai i vogli. Moda e aksesorëve evoluon shumë shpejt, ndaj ky lloj stili (nëse mund ta quaj kështu), i përket viteve të kaluara (1998-1999).

 (Foto nga Instagram)

Ka shumë dekolte për tipin e Fjodorës. Ose duhej balancuar me një xhaketë tjetër me klasike.

Artikull marrë nga blogu në Tiranapost.al “Nën lupën e Stela Sallakut”

Posted on Leave a comment

Pak frymëzim për veshjet e javës

Si e hënë që është, mendova të bënim një përmbledhje të veshjeve për javën. Meqë edhe një nga pyetjet tuaja ishte “si të vishemi për paradite”, po e fillojmë sot me disa ide praktike dhe të thjeshta.

Foto nga Pinterest

Jam e sigurt që secila prej nesh ka në dollap një këmishë të mirë të bardhë, fund bezhë dhe shall mëndafshi. Kombinojini me sandale të ulëta.

Foto nga Pinterest

Ose të njëjtën këmishë mund ta vishni dhe me pantallona me pika.

Foto nga Pinterest

Ka adhur koha të vishemi me satin nga koka tek këmbët, ndaj kombinoni këmishën me fundin që të duken si fustan.

Foto nga Pinterest

Poshtë kostumit mund të veshim vetem një kanotjere ose këmishë mëndafshi.

Foto nga Pinterest

Leandra Medine, themeluesja e Man Repeller, nuk i kursen printet dhe çudirat në veshje. Ndaj mbajeni një sy nga ajo sa herë që doni të jeni më me stil.

Foto nga Pinterest
Foto nga Pinterest
Foto nga Pinterest
Posted on Leave a comment

Karficat me perla mund t’i vendosim edhe në punë. Ja se si

Një nga pyetjet që i kam bërë Google-s së fundmi ka qenë “si t’i mbaj karficat për paradite”. U nisa nga një vajzë që pash pardje në bllok, qe cila kishte vendosur aq shumë të tilla sa mezi dukej vija ndarëse e flokëve. Dukej këndshëm, për një sfilatë mode, ose për një mbrëmje mes mikeshash (tipi i “Sex and the City”). Por ndoshta nuk mund të mbahen për në punë, zyrë ose evente formale.

Po ju tregoj fillimisht dy nga mënyrat si i vendosa unë sot karficat, pastaj kam përzgjedhur disa sugjerime për punë. Sot, meqë ishte e diel, mendova të vendos më shumë se sa një. Por nuk do guxoja t’i kombinoja kështu të hënën për punë, edhe pse unë merrem me modë.

Kombinimi i dytë më erdhi për këmishën me pika që kam blerë sëfundmi. Meqë ajo ka një dekolte të këndshme, mblodha flokët dhe vendosa 3 karficat. Dy paralelisht mbrapa, dhe një anash.

Pak a shumë në këtë pozicion. Për punë do t’ju duhet një lloj tjetër karfice, ai që është pak më i shkurtër.

Shumica e editoreve të modës rekomandonin këtë opsion. Por ka disa lloje të tjera edhe më minimaliste. Po ju lë të shijoni galerinë, meqë është dhe e diel, ju duhet pak frymëzim për javën.

Posted on Leave a comment

Këmishat e bardha duhet të kenë patjeter detaje

Shumica e dizajnerëve që njoh, kanë një shprehje të përbashkët, “detajet bëjnë diferencën”. Me detaj nuk nënkuptohen ato lulet e mëdha me spila të ndritshme, ose shalle plot me ngjyra. Disa here detajet janë të padukshme, ose i gjen brenda veshjes.

Këmishat e bardha janë ndër dizajnet më bazike, dhe si të tilla ndonjëherë bëhen të zakonshme. Sidomos kur i vesh me xhinse, funde apo fustane laps, etj. Kam bërë disa kërkime se cilat këmisha mund të jenë më interesante.

Sass boutique

Këtë këmishën e kam blerë sëfundmi në një nga butikët online. E vesha me pantallona të zeza, pastaj me xhinse. Në të dyja mënyrat dukej interesante, por do preferoja xhinset me shall XXL mëndafshi.

Janë kaq të bukura kur i vishni casual. Madje, me shapka ose loafers duken më bukur se me asnjë kombinim tjetër.

Kam lexuar para disa kohësh në Vogue se një këmishë e mirë dallohet nga jaka. Nëse ajo është cilësore, do ndryshojë tërësisht pamjen e veshjes.

Zgjidhini paksa oversize. Kanë pamje më mashkullore dhe më sensuale.

Posted on Leave a comment

Ja çfarë vesha mbrëmë tek Kriper

Mbrëmjet në fillim javë janë paksa të zymta në kryeqytet. Ata që festuan në fundjavë e bëjnë pushim. Të tjerët preferojnë t’i ruajnë energjitë për të enjten tek Latini. Ndaj vendosa të dilja pikërisht dje, sepse e dija që nuk do kishte shumë njerëz vërdallë.

Kriper është restoranti italian, i inauguruar në nëntor të vitit të kaluar, i cili më kujton vendet e mia të preferuara në Torino. Ku mund të konsumosh pasta ose peshk në një mënyrë shumë novatore. Pjatat duken kaq të bukura, si ndërtime të vogla me arkitekturë moderne.

Kriper.it

Një nga gjërat më të veçanta, që nuk e gjen askund tjetër, ishte dhoma e make-up-it, ku mund të grimoheshe pa ngut. Madje bëje dhe një selfie në fund.

Dhoma e Make-up-it tek Kriper

Zgjodha fustanin e gjelbër, me pika të zeza asimetrike, të cilin e kombinova me një çantë kuti, po me pika.

Kriper, kati i dytë

Kjo ishte salla prive në katin e dytë, një ambjent i cili preferohej për festat private.

E kush më mirë se Italianët di t’i bëjë pastat kaq të bukura dhe me shije! Në këtë rast ishin ravioli të mbushura me salmon dhe kërpudha.

Cocktail jeshil, i kombinuar me veshjen time

Kur më erdhi cocktail-i jeshil, mendova që ishte mirëseardhja më e bukur që kisha marrë ndonjëherë. Baristi na i kishte bërë pijet sipas ngjyrës së veshjes.

Tortë me pistacchio dhe çokollatë

Në fund të mbrëmjes, na shërbyen dy lloje tortash, një me pistacchio dhe tjetra me çokollatë. Nuk kishte mbyllje më të mirë të ditës!