Posted on Leave a comment

Je e dobët dhe prapë s’di ç’të veshësh? Ja pse s’duhet të shqetësohesh

Sa ishim të vogla na thoshin, “ha se do rritesh”, kur u rritëm na thanë, “mos ha kaq shumë se shëndoshesh“. Kur u dobësuam, “po ha pak se je kockë e lëkurë”. Po mirë, ç’të keqe ka të jesh e shëndetshme ose kockë e lëkurë? Kush i vendosi standartet e bukurisë?


Subscribe to our newsletter!


Sa herë bëhet fjalë për bukuri, i kthejmë sytë nga Fashion Week. Vajza shumë të dobëta, mbi 1,73 m, ecin mbi taka 12 cm në një rrugë të ngushtë, veshur me rrobat e dizenjuara enkas për trupin e tyre.
Duken aq bukur, sa bëjnë blerësit të çmenden pas veshjes së tyre. Kot nuk ka dalë dhe shprehja, “je e bukur si modele”.



Të gjesh veshje apo të qepësh veshje për masën XS (po ju flas nga eskperienca), është më e thjesht se sa të veshësh dikë me masë Large, XL apo XXL. Vetë industria e modës të jep një dorë në këtë pjesë sepse masat standarte janë bërë për vajzat e pasarelave.

Por ja që me modën e re, alla Kim Kardashian, duan të gjitha forma të theksuara. Po a i shkon çdokujt të veshë ato pantallonat xhins me bel të lartë që theksojnë belin dhe fundshpinën? Që nën atë veshjen e ngushtë fshihet një vajzë e kolme që dikur ka qenë masë XS?
Nga ai trupi elegant që mund të vishte çfardo, tani mban spanx dhe vesh astar poshtë fundeve që të mbulosh celulitin? (E kam provuar vetë më besoni).


Çdo masë ka veçantinë e saj, dhe secilës i shkojnë dizajne të ndryshme.
Dikush ka mundësinë të konsumojë Cheetos kur sheh film në darkë (mos më gjykoni se janë shumë të mira haha), dhe dikush ha selino dhe karrota. Por në fund të fundit, me kombinimin e duhur dhe përzgjedhjen e stilit ideal, mund të fshehësh apo vësh në pah ç’të duash nga trupi jot. Dhe mos harro, ti je e bukur në çdo masë!

Posted on Leave a comment

Dje provova 7 palë xhinse e mezi gjeta një palë. E dini pse?

Nuk është aspak e thjeshtë të gjesh atë që do që në herën e parë që del për shopping. Madje më ndodh të blej një gjë krejt tjetër nga ajo që kisha në plan. Dje dola të shihja për xhinse. Zakonisht i kam blerë tek Levis, jashtë shteti. Por duke qenë se materialet që përdor Levis janë 100% denim, është e pamundur t`i mbash veshur gjatë gjithë ditës. Duken kaq bukur sapo i ke hekurosur në mëngjes, por deri nga dreka kanë marrë formën e gjunve. Po të kesh takime në darkë, duhet patjetër të kesh një plan rezervë për pantallona.

Kështu që vendosa të gjej një palë paksa elastike, me shtrat të lartë dhe të jetë dizajn i ri, që t`i vishja me t-shirt por dhe xhaketë. Për të gjetur të duhurat provova rreth 7 palë (e di e di, janë shumë), të cilat do t`jua tregoj pak më poshtë. Disa ishin të bukura, por aspak të rehatshme, të tjera kishin probleme në qepje dhe disa nuk i gjeta masën e duhur.

(Foto nga Tiranapost.al)
(Foto nga Tiranapost.al)

Këto ishin të parat që provova, besoj e kuptuat nga ambienti që jam tek Zara. Përshkrimi thoshte “shtrat i mesëm, prerje e ngushtë”, ndaj mora dy palë në dy nuanca. Më pëlqeu shumë nuanca, edhe xhepat ishin simetrikë. Por gjatësia nuk ishte ajo që po kërkoja, ndaj nuk i mora.

(Foto nga Tiranapost.al)

Për kuriozitet provova nuancën tjetër të të njëjtit model. Këmba e majtë në foto është më e gjërë se e djathta, kishte një difekt tek tegeli. Nuk më pëlqyen aq shumë sa të shkoja dhe të gjeja një palë tjetër.

(Foto nga Tiranapost.al)

Këto ishin dashuri, rrinin perfekt tek kofshët, gjatësia ishte e duhura dhe shtrati i lartë. Kishin vetëm një problem, dy kopsa përpara mungonin, dhe dy të tjera ishin vendosur shtrembër. Mund ta dalloni edhe nga foto madje.

(Foto nga Tiranapost.al)

Këto vendosa t`i provoj sepse më pëlqeu prerja tek kavilja. Përparsja është pak më e shkurtër se ana e kurrizit. Më kujtuan xhinset me kontur nga Vetements, të cilat ishin një nga trendet vitin që lamë pas.

(Foto nga Tiranapost.al)

Kur i pash këto të ekspozuara tek një nga varset, mendova “i gjeta!”. Por për siguri thash t`i provoj, ndërkohë, jam që jam po shoh dhe xhinset “flared”. Këto janë një nga dizajnet më të përshtatshme për format e trupit “orë rëre”, sepse theksojnë belin dhe harmonizojnë format e vitheve me bustin.

(Foto nga Tiranapost.al)

E shikoni se si derdhen nga beli dhe poshtë? Silueta duket më elegante dhe e gjatë. Më duhej një masë më e vogël, ndaj e ndërrova.

(Foto nga Tiranapost.al)

Duke parë dhe menduar veshjet që kisha në gardërobë, si dhe modelin e pantallonave që më mungonte, vendosa të marr këto “flared”. I kombinoj me këpucët tartani, në nuanca të ftohta ose me të zeza për darkë. I vesha sot, me t-shirt të bardhë, paksa të gjerë, vendosa varëse floriri pët t`i dhënë pak më karakter veshjes dhe vathë rreth. E përshkrova pak shpejt, por j’ua siguroj që mu desh një pasdite e mirë të shëtisja dyqanet. Disa herë kam hyrë më shumë se një herë tek i njëjti dyqan, sepse pendohesha, ose më kujtoj ndonjë gjë tjetër. Shpresoj tani të kem bërë zgjedhjen e duhur. Ju kë do kishit zgjedhur?/Tiranapost.al

(Foto nga Tiranapost.al)

Artikull i marrë nga blogu në Tiranapost.al “Nën lupën e Stela Sallakut

Posted on Leave a comment

13 fustanet që më pëlqyen tek Zara

Meqë më duheshin disa elementë të rinj në gardërobë, thash të shoh për fustane.

Foto nga Zara

Teksa shihja koleksionet e pranverë verës, më tërhoqën vëmendjen disa fustane tek Zara. Secili ishte sa i ngjashëm aq dhe i ndryshëm nga tjetri. Në stil jam më shumë tek pikat, copat që duken si të çngjyrosura dhe jeshilet.

Foto nga Zara

Por më tërhoqën edhe disa fustane me rripa, të cilët mund t’i vesh me t-shirt ose këmisha.

Foto nga Zara

Këtij do i shtoja një rrip dhe një xhaketë lart.

Foto nga Zara

Më kujton një fustan që ka patur mami im rreth 1994-s. Do doja ta stiloja me ndonje aksesor “glam”.

Foto nga Zara

Ky është tamam “Unë”.

Foto nga Zara

Ideal për punë. Sidomos kur të janë mërzitur xhaketat dhe pantallonat.

Foto nga Zara

Më vjen vetëm një fjalë, “timeless”.

Foto nga Zara

Unë do e vishja të hënave.

Posted on Leave a comment

Foto live nga Franca. Ja si duken gjyshet me stil në një ditë me shi

Kushërira ime më surprizoi me fotot që më nisi teksa ishte duke shijuar kafen afër shtëpisë së saj në Lyon. Me sa duket, gjyshet franceze, nuk dalin me tutat e shtëpisë për të blerë croissant. As me ato fundet deri tek pulpa, me çorapet ngjyrë mishi (ose diçka e ngjashme), dhe këpucët e sheshta pa formë. Preferojnë palltot e gjata me kuadrate, këpucët e zeza me pak takë dhe getat e holla.

Foto nga Lyon

Madje nuk kanë çanta lëkure, por trasta prej cope, ekologjike dhe me stil.

Foto nga Lyon

Kjo gjyshja tjetër ka zgjedhur një xhup pastel rozë, pantallona laps gri, dhe këpucë vishnje kombinuar me çantën.

Foto nga Lyon
Foto mga Parisi

Por nuk ka vetëm Lyon zonja sharmante. Në Paris ka edhe gjyshe blogere. Kanë shumë shije në zgjedhjen e ngjyrave dhe dizajneve.

Foto nga Parisi

Po ju lë të shijoni galerinë me disa nga fotot që përzgjodha nga Pinterest. Sa do doja që edhe gjyshet tona të dukeshin kështu!

Posted on Leave a comment

Lulet për pranverë? Po patjeter! Ja se si

Kur Miranda Priestly (Meryl Streep) thotë atë shprehjen e famshme “florals for spring? Groundbreaking!”, nuk ishte çështja se s’duhet të të shkojë mendja të veshësh fustane me lule në pranverë. Përkundrazi! Janë aq cliche sa medoemos do të bjerë rasti ndonjë ditë të luash me tonet e ëmbla.

Net-a-Porter

Nuk ka se si të mos të të pëlqejë ky fustan midi me lulet e vogla. Ideal për paraditet në zyrë.

Net-a-Porter

Për Boss Ladies. Ky është opsioni i të martave, kur do të jesh dhe me stil por dhe brenda kodit të veshjes.

Net-a-Porter

Unë do e vishja me atlete dhe t-shirt poshtë.

Net-a-Porter

Edhe pse nuk jam shumë fanse e këtyre sandaleve amerikane, fustani më pëlqen.

Net-a-Porter

Unë do e vishja dhe në mbrëmje këtë fustanin satin.

Net-a-Porter

Flasim për modë, ndaj ku ka më mirë se sa kontrastet mes printeve?

Net-a-Porter

Nuk do i ndryshoja asgjë kombinimit, por do e vishja menjëherë të shtunave kur më duhet të jem pak më “easy”.

Posted on Leave a comment

Cila është periudha më e mirë për shopping?

Më ka pëlqyer gjithnjë të di se çfarë ka nëpër shportat virtuale të editoreve të modës. Ndaj kam qenë shumë vigjilente në rrjetet e tyre sociale. E preferuara ime ështe Lisa Aiken (madje e kam thënë shpesh), sepse ka një shqisë të 7-të për të dalluar cili dizajn do shndërrohet në trend.

Lisa Aiken (fashion director)

Lisa nuk bën blerje të rastësishme. Çdo element e përzgjedh me kujdes, që minimalisht ta veshë në 3 sezone rresht. Pra investon tek gardëroba kapsulë fillimisht. Ndërsa aksesorët i zgjedh avant-garde, mundësisht nga trendet e reja apo dizajner të pa dëgjuar.

Filloi të bënte blerjet më të mëdha sapo filluan uljet. Se unë zakonisht blija nga mesi i sezonit, ku thuajse kishin mbaruar masat.

Nga Instastory i Georgia Tal

Dy herë në vit mund të bëjmë blerjet e zgjuara, në fillim janari dhe gusht. Kur sapo janë bërë uljet e para, kemi mundësinë edhe të zgjedhim dizajnet që na kanë ngelur në mend nga koleksionet.

Bëni si influencueset e modës, i caktojnë që më herët veshjet që duan. Për siguri mund të bëni disa foto që më pas ta keni më të thjeshtë shopping-un.

Nga Instastory i Pernille
Nga Instasory i Maria Bernard
Nga Instastory i Maria Bernard