Posted on Leave a comment

Truke të provuara e të vërtetuara për t’u veshur me stil kur je petite

*Fillimisht dua të them se sido që të jesh (petite ose jo), duhet të kuptosh që nuk ka asgjë që nuk shkon me ty. Je e bukur në çdo formë e përmasë trupi. Ky artikull është thjesht për të sugjeruar disa gjëra praktike jo për të përmirësuar figurën, por për të vënë në pah bukurinë tënde.

Një nga pyetjet që lexoj e shoh më shpesh nëpër rrjete sociale, është “a mund të vesh fustane të gjata edhe pse jam petite?”.

Mund të veshësh ç’të duash për sa kohë që ruan balancat. Këmbët të duken pak më të gjata se trupi dhe çdo pjesë të jetë në harmoni. Pra beli të theksohet, supet dhe qafa. (Qafa dhe dekolteja luajnë rolin kryesor në zgjatjen e siluetës).

Kam njohur dhe parë vajza, që nuk kanë

gjatësi modelesh, por janë kaq të rregullta

dhe çdo gjë duket se i rri mirë.

Nuancat pastel janë mikesha jote më e mirë. Sidomos nëse je komode me pantallona të shkurtra.

Vish xhaketa “kuti” dhe zbulo kaviljet. Do dukesh shumë me stil.

Asimetria të shkon shumë, sandalet vishi nude ose të tejdukshme.

Pantallonat organze (me tejdukshmëri të lartë) vishi me xhaketa të gjata, në të njëjtën nuancë.

Këpucët ose gjysëm çizmet e bardha janë edhe më të bukura (dhe funksionale) se sa ato të zezat.

Vishi pantallonat dhe sandalet në të njëtën ngjyrë.

Çorape dhe sandale? Po! Mjafton të jenë me platformë dhe do duken shumë shik.