Do ishte më se normale të ndjeheshim disi të ngatërruar mes trendeve të sezonit që lamë, me këtë që jemi.

Pamë plot dizajne interesante, të cilat duken akoma më bukur kur kombinohen siç duhet. Por realisht a na duhen të gjitha llojet e xhaketave që promovohen në javët e modës t’i kemi në dollap?

Nuk ka gjë të ndarë me thikë, dhe as në këtë rast nuk e specifikojmë dot cilat duhen dhe cilat jo. Sepse dikujt që punon në revistë mode, i duhen shumica e veshjeve që dalin në sfilata. Ndërkohë zonjave që punojnë në bankë, nuk ka pse i duhet xhaketa dopiopet e Balenciaga-s.

Një xhaketë e mirë duhet të jetë në gardërobën e gjithsecilës. Më lini t’ju sugjeroj ta qepni një të tillë, që t’ju rrijë perfekt. Sidomos tek supet, jaka dhe gjatësia e mëngës.

Ju duhet një me kuadrate, sidomos për paradite. Ose për të harmonizuar një fustan të kuq.

Minimalizmi nuk del kurrë nga moda. Ndaj mbani një të tillë në gardërobë.

Do t’ju sugjeroja dhe një me ngjyrë, që mund të jetë rozë, e kuqe ose jeshile.